×
  • Sport
  • Sport

    Skandal në Bosilegrad: Futbollisti shqiptar sulmoh*et nga polici serb

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Futbollisti i KF Tërnocit, Veton Zeqiri, u sulmua sot nga policët serbë.

    Sipas një reagimit të gjatë të skuadrë së Tërncit, thuhet se policët serbë nuk u mjaftuan vetëm em sulm, por ata bastisën edhe dhomën e ndërrimit të futbollistëve

    Kjo skuadër thotë se maltretini dhe dhuna e sotme në Bosilegrad ishte një skenar i përgatitur nga qarqe jashtë futbollit dhe për nevoja krejtësisht tjera.

    Reagimi i plotë i KF Tërnoci:

    Turpi dhe skenari i keq i Bosilegradit. Ja çka na ndodhi

    Sot, ekipi ynë në frymën e sportit dhe Fer Plejit është paraqitur në stadiumin e Bosilegradit për të zhvilluar ndeshjen kampionale në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës me skuadrën vendëse, Mlladost.

    Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2:1 në favor të vendësve.

    Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë.

    Një pjesëtar i sigurimit në stadium, për arsye të panjohura, fton të futet policia në fushë, e cila pa lejen e delegatit nuk guxon ta shkel terrenin.

    Me plot egërsirë dhe mllef, njëri nga policët godet futbollistin tonë, Veton Zeqiri, ndërsa ndaj të tjerëve pasojnë fyerjet e ndryshme.

    Edhe këtu nuk ishte fundi.

    Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve.

    Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftohta e çka jo tjetër.

    Pasi nuk gjendet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.

    Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur.

    Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit.

    Në fund, konstatojmë se maltretini dhe dhuna e sotme në Bosilegrad ishte një skenar i përgatitur nga qarqe jashtë futbollit dhe për nevoja krejtësisht tjera.

    Shtrohet pyetja, nëse vërtetë policia ka pranuar informacione se ekipi ynë ka shkuar në Bosilegrad për incidente, pse ka lejuar të fillojë ndeshja? Pse ka lejuar ekspeditën e KF Tërnoci të futet në qytet, etj?

    Po ndaj kujt patëm ne të shkaktojmë dhunë?

    Ne jemi vetëm për futboll dhe sport si urë lidhëse mes popujve.

    Por, siç po shihet kundër sportit e kundër një etnie të tërë janë të tjerët. Janë ata që thurrin skenare që u dalin aq qesharake.

    Ditëve në vijim, do të shyrtojmë prezencën tonë në garat e mëtejme duke pasur parasysh në radhë të parë sigurinë dhe shëndetin e djelmoshve tanë si dhe duke mos rënë në grackë të atyre që përmes nesh dëshirojnë realizimin e qëllimeve të tyre politike apo etnike

    Nga Rubrika
    Sport14 Prill 2025
    Sporti i futsallit do të jetë pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.   Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Komitetit...
    Sport14 Prill 2025
    Klubi i karatesē “Arena” nga Peja mori pjesë në turneun memorial tradicional pēr nder të heroit “Mustafē Blakaj” i cili u mbajt...
    Sport14 Prill 2025
    Florentino Perez u ka ofruar lojtarëve të Real Madridit një bonus të veçantë nëse arrijnë të përmbysin ndeshjen e tyre çerekfinale të...
    Të tjera
    Vip14 Prill 2025
    Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 sot (e hënë) është organizuar një ‘dasmë’. Me kërkesën e tij, Gjesti dhe Egli...
    Lajme14 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e zhgënjyer me përgjigjen e ekzekutivit të vendit ndaj propozimit të saj për heqjen e...
    Vip14 Prill 2025
    Ka filluar dasma mes Gjestit dhe Eglit në BBVA. Dasmën po e drejton moderatori i këtij programi, Ledion Liço. Të pranishëm janë...
    Vip14 Prill 2025
    Një dasmë mes Gjestit dhe Egli Takos do të zhvillohet pas pak në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata do të...
    Lajme14 Prill 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Ministrinë e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, në një...
    Lajme14 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, për kërkesën e Duda Baljes...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.