“Une edhe Ti” është emisioni më i ri argëtues në vend, prodhim i CoolnFresh Magazine.
E ftuara e radhës ishte aktorja, Shengyl Ismaili.
Ajo u provokua me disa pyetje nga Fisnik Çerkini, autor i emisionit.
Të tilla si:
Për sa kohë gruaja duhet ta lëshojë shtëpinë e burrit nëse ulet përpara në veturë para vjehrrës?
Nëse një mashkull i ka tri gra, a duhet t`i blejë tri dhoma të fjetjes për secilën apo duhet të flejë në të njëjtën dhomë me secilën, e këtyre dy tjerave t`ua blejë një bankë rezervë si futbollistave?
Se si u përgjigj aktorja Ismaili në këto e pyetje të tjera, kuptojeni në këtë video.