Ndeshja e javës së 33-të në Ligën e Parë të futbollit serb mes Radnicki SM dhe Dinamos u ndal në minutën e 64-t për shkak të largimit nga fusha të futbollistëve mysafirë.
Sipas raporteve nga zyrtarët e ndeshjes së sotme, stafi i Dinamos tërhoqi futbollistët nga fusha e lojës në minutën e 64-t, shkruan FrontOnline.
Siç raportohet, Dinamo ka shkelur rregullat e lojës dhe mund të dënohet.
Mediet serbe raportojnë se ky veprim i futbollistë ndodhi për shkak të “bindjeve” të drejtuesve të klubit./FrontOnline/