Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros.
Zhegrova tha se gjithmonë vjen me kënaqësi në Kombëtare.
“Presion nuk kam. Sa herë që vij në Kombëtare vij me kënaqësinë më të madhe dhe të jap maksimumin në secilën ndeshje”, u shpreh Edoni.
Zhegrova beson se ndeshja e arfhshme do të jetë më e mirë.
“Loja e kaluar ishte e mirë, por kemi mundur edhe më mirë. Kemi mësuar nga gabimet e ndeshjes së kaluar, kemi analizuar lojën dhe besoj se ndeshja e ardhshme do të jetë edhe më e mirë”, ka thënë Zhegrova.
Ndeshja ndaj Qipros do të zhvillohet nesër (e martë) në “Fadil Vokrri” në orën 20:45. /Zëri