×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “S’ka zhvillime”| Ekonomistët vlerësojnë se Qeveria po merr vendime ad-hoc

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2022

    Veç në muajin tetor nga skema e ndihmës kanë përfituar 23 661 familje. Sipas njohësve ekonomik skemat e ndara nga Qeveria janë duke e shndërruar Kosovën në një shtet social, që sipas tyre ky është rreziku më i madhe që mund t’i kanoset vendit, e po ashtu po pengohet edhe zhvillimi ekonomik.

    Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, Medain Hashani, tha për EO se Qeveria është duke treguar që nuk ka një program të mirëfilltë dhe gjitha vendimet po i merr ad-hoc.

    Sipas tij, me shpërndarjen e buxhetit Qeveria po bën keqmenaxhim të parasë publike.

    “Kjo Qeveri që është momentalisht ka treguar që nuk ka një program të mirëfilltë dhe të gjitha vendimet që është duke i marr janë vendime ad-hoc. Në momentin që një qeveri nuk ka program të mirëfilltë ekonomik në radhë të parë duke pasur bazë situatën e ekonomike, inflacioni mjaftë i lartë dhe shpërndarja e buxhetit siç është duke vepruar qeveria tregon për një keqmenaxhim të parasë publike sepse mjete të cilat janë të pa shfrytëzuara në buxhetin e Kosovës janë mjete që do të duhej të orientoheshin në investime kapitale të cilat do të krijonin një multiplikimi të parasë në Kosovë dhe është duke ndodhur në Kosovë zvogëlimi i vendeve të punës pikërisht për shkak të mungesës së orientimeve të qeverisë me këto pako të tilla dhe mungesës së orientimit të buxhetit në projekte kapitale”, tha ai.

    Hashani theksoi se me ndarjen e këtyre skemave Qeveria e pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, nuk është zgjidhje që t’i dhurohen një familje 100 euro në muaj apo 200 euro në një muaj.

    “Qeveri që është duke udhëhequr tani është Qeveri majtiste dhe të gjitha shpërndarjet buxhetore të cilat i bëjnë fillojnë duke i zbatuar mbi bazën e ideologjisë së vetë që e kanë partiake dhe këto skema vetëm se e pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit sepse nuk janë projekte apo vendime që e ndihmojnë qytetarin, ai ka nevojë për një subvencionim afatgjatë, që në kohën e inflacionit të kemi rritje të pagave, duhet të kemi zvogëlime të tatimit të vlerës së shtuar, duhet të kemi apo zvogëlim të tatimit të pagave, prandaj qytetarin kjo masë vetëm se e pengon që të zhvillohet e jo t’i bëjë zgjidhje. Nuk është zgjidhje që t’i dhurohen një familje 100 euro në muaj apo 200 euro sepse prapë muajin tjetër do ta ketë situatën e njëjtë. Prandaj shpërndarja e buxhetit në mënyrë të tillë tregon për mungesë të programit të qeverisë dhe tregon që nuk kanë njohuri fillestare të ekonomisë”, tha ai.

    E ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhali tha se Qeverisë po i mungon vizioni që Kosova është një shtet që gjeneron stabilitet ekonomik dhe social.

    Sipas tij, me këtë ndarje Kosova mund të shndërrohet në një shtet social.

    “Në vitin 2022 po thehet një rekord ku kemi një import afro 5 miliardë e 700 milionë euro dhe kemi importuar inflacion është indikatori i parë. Bazuar në raportin e Bankës Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar që kemi një inflacion afro 20 për qind është shqetësimi i dytë dhe në këtë drejtim besoj mungon një vizion që Kosova të jetë një shtet që gjeneron stabilitet edhe ekonomik edhe social përmes një zhvillimi të mirëfilltë kjo po mungon dhe kam dronë që Kosova po shndërrohet në një shtet social që është rreziku më i madh”, tha ai.

    Gërxhaliu shtoi se këto ndihma janë të mirëseardhura, por që duhet të sigurohet qëndrueshmëri ekonomike, duke i konsideruar si vendime ad-hoc të ekzekutivit shpërndarjen e skemave sociale.

    “Prandaj të gjitha këto hapa dhe vendime ad-hoc të Qeverisë për të ndihmuara janë të mirëseardhura se vërtet qytetari e meriton në veçanti atë që janë të rrezikuar në aspektin social, por duhet një qasje me ndryshe duhet të ketë qëndrueshmëri ekonomike dhe në këtë drejtim besoj që duhet të mendohet edhe në sektorin privat që bashkërisht të jemi të jemi bartës të zhvillimit dhe jo të shndërrohemi në një shtet social që do të jetë brenga dhe dëmi më i madh që i kanoset Kosovës në të ardhmen”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si president i Kroacisë. Në një postim në platformën X,...
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha e ka vënë në siklet Drilonin, pasi ky i fundit i tha gjyshe. Ajo i është drejtuar atij, që sa e...
    Lajme13 Janar 2025
    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është...
    Lajme13 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e fushatës zgjedhore. Në një deklaratë në Facebook thuhet se...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës. Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00. Kjo u...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.