×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka zgjedhje pa u kryer konstituimi i Kuvendit, Cakolli përgënjeshtron Mimoza Kusarin: Pretendime të pasakta

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Sot, për herë të gjashtë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, s’ka arritur përsëri t’i marrë votat e nevojshme që kërkohen. Pas seancës, partitë akuzuan VV-në për bllokadë. Ndërsa nga kjo e fundit, më saktësisht, deputetja Mimoza Kusari, paralajmëroi zgjedhje, përmes një interpretimi të saj, shkruan Gazeta Express.

    Kusari në deklarimin e saj para mediave tha se situata e tanishme në të cilën gjendet Kuvendi s’mund të shkojë në pafundësi, duke përmendur një afat kohor prej 30 ditësh, brenda se cilit, sipas saj, duhet të konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.

    Rreth kësaj, për Gazetën Express, është prononcuar njohësi i këtyre çështjeve, Eugen Cakolli.

    Cakolli në prononcimin e tij, hodhi poshtë deklarimet e Kusarit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, thekson se moskonstituimi i Kuvendit nuk prodhon zgjedhje të reja.

    ‘‘Atëherë edhe pse Kuvendi është tashmë në një bllokadë institucionale dhe politike, në fakt aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 e ka bërë të qartë se moskonstituimi i Kuvendit nuk prodhon zgjedhje të jashtëzakonshme. Rrjedhimisht edhe sikur të kishte vullnet e gatishmëri për të shkuar në zgjedhje, rruga e zgjedhjeve kalon përmes konstituimit të kuvendit fillimisht’’, tha ai.

    Ai, i cilësoi si të paqëndrueshme komentet e Kusarit, duke thënë se afati 30 ditor është për thirrjen  seancës e jo domosdoshmërish për konstituimin e kuvendit.

    ‘‘Prandaj besoj që janë të paqëndrueshme dhe të pasakta pretendimet që kanë qarkulluar në fakt kohëve të fundit se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30 ditor kjo nënkupton shkuarjen në zgjedhje. Për shkak se realisht Kuvendi dhe afati në këtë rast për seancën konstituive ka të bëjë vetëm me thirrjen e seancës si të tillë, por jo medoemos edhe me përmbylljen e saj. Këtë e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese në vitin 2014’’, ka shtuar Cakolli.

    Tutje, ai thekson se deklarimet si të Kusarit janë interpretime politike në funksion ‘’të një narrative të caktuar që po imponohet kohëve të fundit’’.

    ‘‘Besoj që data zgjedhjeve mund të jetë e afërt nëse ka gatishmëri e vullnet të partive për të shkuar drejt saj, por në kuptimin formal e juridik, seanca konstituive nuk prodhon asnjë efekt juridik, në këtë rast dështimi i saj. Për shkak se Kushtetuta thotë se seanca mbahet brenda 30 ditësh, dhe rrjedhimisht seanca është mbajtur si e tillë, por nuk është përfunduar, dhe është mëse e qartë në aspektin ligjor. Dhe të gjitha të tjerat janë interpretime politike në funksion të një narrative të caktuar që po imponohet kohëve të fundit’’, ka vijuar tutje.

    Në fund, Cakolli theksoi edhe njëherë se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa konstituimin e kuvendit, kësisoj të njëjtat s’mund të mbahen pa formimin e këtij institucioni.

    ‘‘Absolutisht. Edhe nëse ka interes për të shkuar drejt zgjedhjeve, rruga e zgjedhjeve kalon përmes konstituimit të Kuvendit. Kështu që nuk ka mundësi të shkuarjes në zgjedhje në rast nëse nuk konstituohet Kuvendi si i tillë’’, ka përfunduar ai për Gazetën Express.

    Ndryshe, sot është mbajtur për herë të gjashtë seanca për konstituimin e Kuvendit, ku deputeti dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, dështoi sërish që të siguroi votat për Albulena Haxhiun, për kryetare të parlamentit.

    E njëjta morri 57 vota për; 47 vota kundër dhe tre abstenime.

    Seanca e radhës është thirrur për të dielën, me datë 27 prill, nga ora 10:00. /GazetaExpress

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.