×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka vota as për plotësim ndryshimet e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Megjithëse deputetët e Kuvendit po diskutojnë një numër të madh projektligjesh, mungesa e kuorumit është bërë shkak i shtyrjes së miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social. I njëjti nga koalicioni qeverisës u vlerësua si i nevojshëm dhe mirë, ndërsa dy partitë opozitare thanë se projektligji ka mangësi të mëdha.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha ky projektligj është i rëndësishëm meqë avancon promovimin e dialogut social në vend.

    Reçica: Të drejtat bazike të punëtorëve dhe punëdhënësve kanë bazë e nevojshme për zhvillim të politikave socio-ekonomike

    “Objektivi kryesor i këtij projektligji është qasja gjithëpërfshirëse e partnerëve social në këtë mekanizëm që ka për qëllim promovimin e dialogut social, duke u përshtatur kritereve dhe kërkesave edhe të Bashkimit Evropian, të gjitha këto për faktin se përmes dialogut social liria e asocimit dhe të drejtat bazike të punëtorëve dhe punëdhënësve janë një bazë e nevojshme për zhvillimin dhe funksionimin adekuat të politikave të punësimit dhe atyre socio-ekonomike”, tha ai.

    Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lilaj, tha se duhet të ketë ribërje të paketës së ligjeve të cilat duhet ta kenë së pari Ligjin e Punës dhe pastaj të trajtohen projektligjet tjera.

    Kusari: Së pari ligjin bazë Ligjin e Punës dhe pastaj të trajtohen Projektligjet tjera

    “Argumenti kryesor në kundërshti me këto dy projektligje është fakti se nuk është pjesë Ligji i Punës i cili duhet të jetë ligj ombrellë për të dy Projektligjet që sot prezantohen. Do të thotë ne duhet të kemi së parin ligjin bazë i cili ka ndjell debat mjaftë të hovshëm në legjislaturën e kaluar dhe ministri e di ka qenë përgjegjës edhe në atë kohë që edhe Projektligji për Këshillin Ekonomik-Social ka pasur nevojë për ndryshime më përmbajtjesore. Sot ka ardhur në Kuvend një version pak më i ndryshuar nga versioni i vitit 2018, ndërsa ka edhe komente dhe punë të tjera që janë propozuar për këtë projektligj që në kuadër të grupeve punuese që nuk janë pjesë e këtij projektligji…Ka nevojë për rikthim dhe gjithashtu ribërje të paketës së ligjeve të cilat do ta kenë së pari ligjin bazë, Ligjin e Punës dhe pastaj të trajtohet edhe Projektligji për Këshillin Ekonomik-Social dhe ai i Inspektoratit”, tha ajo.

    Por përkrahje për këtë projektligj kërkoi deputeti i LDK-së, Fidan Rakaliu.

    Rakaliu: Këto janë objektivat kryesore që synohet në plotësim ndryshimin e Ligjit

    “Objektivat kryesore që synohet të arrihen në procesin e ndryshimit të ligjit, e të cilat janë në harmoni me prioritetet e qeverisë janë e strukturimi dhe zbatimi i drejtë i dispozitat e projektligjit dhe adresimi e evitimi i çështjeve problematike në mënyrë që mos të ketë vështirësi praktik të këtij projektligji”, tha ai.

    Ndërsa, deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se ata do të përmbahen nga votimi për këtë projektligj.

    Shala: Ky projektligj ka disa të meta substanciale

    “Ky projektligj ka disa të meta substanciale, saktësisht me atë që është afru nuk ka arritur të qartësojë se pse po ndryshohet Ligji i vjetër”, tha ai.

    Ndërsa përkrahje i dhanë grupet parlamentare të AAK-së dhe Nimsa-ARK./

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.