Haki Abazi ka qenë zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë “Kurti 1”. Por, në Qeverinë “Kurti 2” nuk ka pasur vend për Abazin. Ai do të mbetet vetëm deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje” në këtë legjislaturë.
Albin Kurti ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar që përbëhet nga 15 Ministri, prej të cilëve 8 janë nga partia që i takon – Vetëvendosje.
Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra.