Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për situatën e rënduar me furnizimin me energji elektrike, duke e cilësuar si dështim të plotë të institucioneve përgjegjëse.
Ajo akuzoi KESCO-n për reduktime të qëllimshme për të ruajtur fitimin dhe ZRRE-n për mosveprim në monitorimin e furnizimit, duke vënë theksin se qytetarët po përballen me ndërprerje deri në 12 orë në ditë, në kohë me temperatura të ulëta, transmeton klankosova.tv.
Bajrami kujtoi se qeveria Kurti ka premtuar shtetëzimin e distribucionit të energjisë, por jo vetëm që nuk e ka realizuar këtë premtim, por sipas saj, ka mbrojtur interesat e KESCO-s në kurriz të qytetarëve.
”Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Distribucioni i energjisë elektrike në Kosovë është privatizu në kohën kur shefja e grupit parlamentar të LVV-së ka qënë ministre dhe zavëndëskryemnistre, pra vendimmarrëse dhe e përfshirë në proces; LDK-ja ka qënë në opozitë.
LVV e ka pasur premtim elektoral që sapo të vijë në pushtet ka me e shtetëzu distribucionin.
Ku jemi sot? Ku është ZRRE-ja, e cila e ka obligim me monitoru furnizimin me energji elektrike?
Në javën e fundit shumë zona në Kosovë janë përballë me reduktime deri në 12 orë në ditë, derisa temperaturat janë të ulëta e për shkak të “masave për efiçiencë të energjisë” numri i familjeve që përdorin energjinë elektrike për ngrohje është më i madh se kurrë me parë. Sot, këto familje po ngrinë nga i ftohti.
Fakt është që KESCO si furnizues publik ka obligim të furnizojë konsumatorët rregullisht me energji elektrike. Nëse prodhimi vendor nuk mjafton, KESCO obligohet të sigurojë energjinë elektike nga importi për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve. Duke marrë parasysh që në prill i këtij viti ZRRE i ka caktuar KESCO-s të hyrat e lejuara, sa herë KESCO importon energji i zvoglohet fitimi, sepse çmimi i importit të MWh është katër deri pesë herë më i lartë se çmimi që KESCO i paguan KEK-ut për MWh.
Pra, për ta ruajtuar fitimin e vet KESCO nuk e siguron energjinë elektrike nga importi, ndërsa për të justifikuar këtë ata dalin dhe thonë se reduktimet janë si rezultat i mbingarkesës në nënstacione dhe linja. Dhe për çudi, justifikime të tilla nuk i kemi dëgjuar vetëm nga KESCO, por edhe nga ministrja Rizvanolli dhe kryeshefi i KOSTT-it, dmth. ata që erdhën në pushtet për ta shtetëzuar distribucionin sot luajnë avokatin e KESCOs në kurriz të qindra e mijëra familjeve që sot janë pa rrymë.
Këto ditë kam biseduar me ekspertë të ndryshëm, profesionistë që kanë mbajtë dhe mbajnë ende pozita në institucione të sektorit të energjisë dhe ata pohojnë të njëjtën gjë se “Reduktimet po bëhen për të balancuar mungesën e prodhimit dhe të importit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kërkesës. Arsyetimi se reduktimet janë për shkak të ngarkesës nuk është krejt i vërtetë. Nëse do të ishte për shkak të ngarkesave, reduktimet do të ishin të lokalizuara në disa nënstacione të mbingarkuara, ndërsa reduktimet këto ditë janë në të gjitha vendbanimet, kryesisht në zonat rurale në Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Malishevë, Dragash, Fushë Kosovë etj”.
Zakonisht furnizimi i rregullt me energji elektrike ndikon në ngopjen e ngarkesës, ndërsa ndërprerjet disa orshe pastaj e rrisin ngarkesën, pasi që konsumatorët i kyçin pothuaj të gjitha pajisjet elektrike pas rikthimit të furnizimit kështu që rritet ngarkesa në linja e nënstacione.
Duke pasur parasysh faktin se temperaturat pritet të ulën tutje, me uljen e temperaturave kërkesa për energji elektrike do të rritet edhe më shumë.
Konstatimi se ngarkesa është për shkak të zhvillimit ekonomik është krejt i pasaktë. Raporti i konsumit amvisni/komericila është 62%/38%.
Pyetja është ku është ZRRE-ja këto ditë?ZRRE e ka obligim sipas ligjit të monitorojë procesin dhe nëse konstaton parregullsi të merr masa sipas legjislacionit.
Edhe njëherë po e përseris KESCO si funizues publik obligohet të siguroj furnizim të rregullt për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë edhe nga importi, pavarësisht çmimit të energjisë së importuar dhe nëse nuk bën këtë KESCO ben shkelje ligjore për të cilën gjë duhet të penalizohet.
Çka nëse me instruksione ndalet furnizimi me energji elektike në regjione të caktuara, ndërsa regjione të caktuara mbrohen nga reduktimet? Pse askush nga Qeveria s’po kërkon llogari nga KESCO?”I’m