Teatri Kombëtar vazhdon të përballet me mungesë të kushteve për t’i mbajtur shfaqjet gjatë sezonës së dimrit si shkak i mungesës së ngrohjeve, raporton Front Online.
Aktorët e këtij teatri vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësi për kushtet që i kanë, përkundër kësaj nga ana e ministrisë nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë për t’a përmirësuar gjendjen atje.
Madje edhe shfaqjet janë duke u anuluar për shkak të ftohtit në sallë.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online, aktorja Shengyl Ismaili.
“Provat gjatë ditës për shfaqjen e re qe po përgatitet po i mbajmë me jakne e shalla, por reprizat e shfaqjeve tjera duhet të jemi të veshun me kostumin adekuat të shfaqjes, dhe kjo ke arsyeja e anulimit”, tha Shengyl Ismaili.
Ajo tutje tha se pajisjet e ngrohjes nuk punojnë.
“Salla ka plotë radiatorë, por nuk punojnë, edhe askush nuk kujdeset për to, së paku me u mundu me na i përmirësu kushtet”, thotë ajo për Front Online.
Problemet me ngrohje kanë nisur para sa viteve në Tetatër dhe për këtë në vazhdimsi ka pasur thirrje drejt institucioneve që t’i përmirësojnë kushtet atje.
Në të shumtën e rasteve, gjatë dimrit, shfaqjet janë anuluar si shkak i të ftohtit./Front Online/