×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka mbështetje për propozimin e ribrenduar të Abdixhikut për “Qeveri Uniteti”

    FrontOnline
    09 Qershor 2025

    Prej Qeveri ‘Tranzicioni’ në ‘Kalimtare’ në ‘të Unitetit’ – ishin tri emërtimet që metamorfuan propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri jetëshkurte përgatitore deri në zgjedhjet e reja nacionale – që kjo parti i sheh pashkëputshëm të vinë në kohën e skadimit të mandatit të Presidentit të Kosovës. Lumir Abdixhiku mbrëmë tha se këto ditë do të skicojë “15 pika” të këtij propozimi. Por, me të zbardhur dita, propozimi sërish s’gjeti vesh te askush.

    Abdixhiku u kërkoi që “ta vlerësojnë me kujdes” të gjitha partive propozimin e tij – tash të ribrenduar si “Qeveri të Unitetit” – si pasojë e gjendjes ku asnjëri tabor nuk ka shumicë parlamentare për të vijuar më tej me zgjedhjen e institucioneve të reja. Vetëvendosja sa katër muaj pas zgjedhjeve nuk kalon mbi 57 vota, nga 61 sa i duhen gjithsejt.

    “Pas finalizimit të konsultimeve të brendshme, do të dal me një Agjendë 15 pikëshe – një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim”, tha Abdixhiku.

    • – JO, i thonë partitë

    Vetëvendosja e përjashtoi që në start, duke i kërkuar “të heqin dorë” nga ai propozim.

    Partia Demokratike e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj, Memli Krasniqi, u thirr në atë që ky propozim – me pjesëmarrje gjithpërfshirëse – është i papërmbushshëm nga fakti i refuzimit të Vetëvendosjes, partisë me rezultatin zgjedhor më të madh.

    Por, Memli Krasniq i çoi porosi Abdixhikut se “ka shumicë parlamentare” në anën e partive ish-opozitare, dhe se po të dëgjohet PDK-ja, ajo shumicë materialozhet.

    “VV e ka refuzu qysh në start, s’kemi cka disktuojmë tutje për këtë çështje”, tha Krasniqi para gazetarëve pyetur për propozimin e Abdixhikut.

    Krasniqi – që kaherë është shprehur se po qe se Kurti shterron mandatarin për formim të qeverisë, PDK-ja e mbledh shumicën e nevojshme – tha se “ekziston” kjo shumicë.

    VV e ka refuzu qysh në start, s’kemi cka disktuojmë tutje për këtë ç[shtje.

    “Është e dhimbshme fakti që ne ish-opozita nuk p oe ëbjmë shumicën palramentare, kur këtë mundësi e kemi. Qysh nesër pas zgjedhjeve, jam i sigurt që do të kishim qeveri, po të ishte pranu propozimi i PDK-së. Shumica parlamentare ekziston në anën e partive të ish-opozitës”, tha ai.

    Albulena Haxhiu, kandidatja 29 herë e rrëzuar për kryetare të Kuvendit, tha se LDK “po dëshiron të minimizojë vullnetin e popullit” me qeveri gjithëpartiake deri në zgjedhje të reja.

    “Propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për të shkelur atë. Dhe nuk e kanë mbështetjen e VV-së. Për Tranzicion, ne e kemi qeverinë e tranzicionit. Prandaj le t’i braktisin këto qëndrimet kundër vullnetit të popullit, dhe të minimizojnë vullnetin e popullit

    Donika Gërvalla nga Vetëvendosje e refuzoi propozimin e Abdixhikut, me arsyetimin se “ata, LDK-ja, duan vetëm me PDK-në”.

    “LDK kudo që sillet do me pas praninë e PDK-së. Dhe këtë unë jam e bindur që e ka të vështirë t’ia shpjegojë votuesit të saj, dhe prandaj ndërron fjalorin. LDK bën qeveri vetëm me PDK-në. Dhe e harron faktin që ajo e ka sjellë si parti të tretë”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.