×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka listë të zezë, KFOR thotë se nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në të gjithë Kosovën

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2024

    KFOR-i ka hedhur poshtë pretendimet për ndalimin e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Leposaviq, duke i cilësuar ato të pabazuara.

    Në një reagim, KFOR, garanton transparencë dhe angazhim për një mjedis të sigurt sipas mandatit të saj në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton klankosova.tv.

    ”Në përgjigje të akuzave që qarkullojnë në media se KFOR-i ka “lista të zeza” që ndalojnë disa zyrtarë të institucioneve të Kosovës të hyjnë në Komunën e Leposaviqit, KFOR-i deklaron se këto pretendime janë të pabazuara dhe i hedh poshtë fuqimisht këto akuza.

    KFOR-i u bën thirrje të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.

    KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në të gjithë Kosovën. Gjithashtu, KFOR-i mban komunikim të rregullt me të gjithë partnerët kryesorë.

    KFOR-i ruan standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të cilat janë të disponueshme për publikun.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Dhjetor 2024
    E hëna (16/12/2024) është data kur kryeministri Kurti pritet të paraqitet para Prokurorisë Speciale. Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur në...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka vizituar policët e lënduar nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Grabovc të Zveçanit,...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Kryeterroristi serb, Milan Radojiçiq, të cilin Serbia nuk po e nxjerr dot para drejtësisë për sulmin e Banjskës, ka oranizuar udhëtim dimëror...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Dhjetor 2024
    Greqia është tronditur mesditën e kësaj të diele, pasi tre shqiptarëve iu është bërë atentat jashtë një lokali. Si pasojë njëri ka...
    Vip15 Dhjetor 2024
    Xheneta ka kërkuar llogari nga Fitimi nëse ai është duke bërë lojë me Gresën. “Çka osht qikjo tema kishe ti po rrin...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se ka mbledhur informata se dy të dyshuar të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të...
    Lajme15 Dhjetor 2024
    Sipas policisë në fshatin Mramor, është identifikuar një veturë e dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë...
    Vip15 Dhjetor 2024
    Fitimi e Vullneti po diskutonin lidhur me përgjigjet që ChatGPT jep. Vullneti rrëfeu se si kishte kërkuar të dinte se cilët ishin...
    Vip15 Dhjetor 2024
    Driloni ka ftuar Xhentën për të hyrë në banjo të dy, dhe kjo e fundit e pranoi ftesën, duke iu përgjigjur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.