×
  • Vip
  • Vip

    “S’ka lindur ai që ma hap derën mua”, fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Një nga momentet më të rënda dhe të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur banori Jozi goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë.

    Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më fal vetja ime që mora pjesë në këtë vend me njerëz me dy fytyra.”

    Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa Gerta dhe Egli ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar Gjestin.

    Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë dënuar ashpër sjelljen e Jozit.

    Ngjarja ka ngjallur debat të fortë mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mbartin formatet televizive kur situatat tejkalojnë çdo normë etike dhe njerëzore.

    Pas incidentit, Jozi është shoqëruar nga policia menjëherë pas largimit nga shtëpia.

    Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ku personazhe të njohur të ekranit kanë shprehur hapur zemërimin e tyre.

    Ata kërkuan që dhuna të dënohet pa kompromis dhe që ekranet të mos i japin hapësirë personave që shfaqin sjellje agresive.

    Publiku kërkon dënim për Jozi dhe më shumë kujdes nga ana e produksioneve televizive për të mbrojtur dinjitetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    Vip17 Prill 2025
    Me rastin e finales së madhe të “BBVA4” të afërmit e Gjestit që menaxhojnë llogarinë e tij në Instagram kanë dalë me...
    Vip17 Prill 2025
    Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Në finale janë katër personazhe:...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se mënyra sesi Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur veprimin politik në lidhje...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan ajo, përpjekjeve për të shmangur...
    Sport17 Prill 2025
    Gjyqtari Mervan Bejtullahu, i cili kishte qenë në qendër të kritikave pas gabimeve të mëdha në përballjen e mëhershme mes Gjilanit dhe...
    Vip17 Prill 2025
    Me rastin e finales së madhe të “BBVA4” të afërmit e Gjestit që menaxhojnë llogarinë e tij në Instagram kanë dalë me...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni t po shkojnë për drekë përpara se të shkojnë në takimin e tyre...
    Lajme17 Prill 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.