×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka furnizim, ndërpritet në QKUK analiza e nevojshme për pacientët me COVID-19

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Javën e kaluar, në Klinikën e Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar të kryhet analiza e D-dimerit, përmes të cilës tregohet nëse një person i infektuar me virusin Covid-19 është në rrezik për jetën. Megjithatë, për shkak të mungesës së furnizimit me regjentë, pa u bërë një javë, kryerja e kësaj analiza është ndalur. Pacientët përsëri duhet t’i drejtohen klinikave private për ta kryer atë.

    Pacientët e infektuar me virusin Covid-19, po vazhdojnë të kryejnë analizën e D-dimerit në klinikat private.

    Derisa atyre u kërkohet që këtë analizë ta kryejnë një herë ose dy herë në javë, ata detyrohen që atë ta kryejnë në klinikat private.

    Express ka mësuar se çmimi i kësaj analize sillet rreth 15-20 euro.

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Biokimisë, në javën e kaluar kishte filluar kryerja e kësaj analize.

    Për shkak të furnizimit të limituar, nga dita e shtunë, asnjë nga pacientët nuk ka mundur ta kryej atë.

    Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, ka thënë për Express se analiza e D-dimerit është shumë e nevojshme për personat që janë të infektuar me virusin Covid-19.

    Ai ka thënë se furnizimi që i ishte bërë me reagjentë për realizimin e kësaj analize, ka qenë i limituar, andaj që katër ditë asnjë pacient nuk e ka kryer atë.

    “Ne kemi filluar me kryerjen e D-dimerit javën e kaluar. Sasia e furnizimit me reagjentë ka qenë shumë e limituar, andaj për momentin nuk kemi furnizim. Kjo analizë në gjithë botën është shumë e kërkuar. Shpresoj që gjatë këtyre ditëve të vie një kontingjent i madh i testimeve”, ka thënë ai.

    Veseli ka deklaruar se vetëm gjatë javës së kaluar, kishin kryer rreth 1 mijë analiza të D-dimerit.

    Ai ka treguar edhe se si bëhet përzgjedhja e personave për kryerjen e kësaj analize.

    “Rreth 1 mijë analiza kemi kryer javën e kaluar. Kohën e fundit është marrë një vendim që për shkak që edhe furnizimi është i pamjaftueshëm, analiza t’i kryhet vetëm atyre që janë të shtrirë në klinikat Covid”, ka theksuar ai.

    Veseli e ka konsideruar shumë të rëndësishme kryerjen e kësaj analize, pasi që sipas tij, përmes saj tregohet nëse një person është në rrezik për jetën.

    Ai ka thënë se në mungesë të furnizimit me reagjentë, pacientët duhet të drejtohen në sektorin privat për ta kryer atë.

    “Jemi në këtë situatë kur pacienti duhet të drejtohet në sektorin privat. Këta pacient duhet të trajtohen dhe të përcillet gjendja e tyre. Unë mendoj që një prej problematikave kryesore është se po krijohen këto mikrokuaguliume të cilat po sulmojnë organet vitale dhe po shkaktojnë më shumë shkallën e vdekshmërisë”, ka shtuar ai.

    Veseli ka theksuar se analiza e D-dimerit është e limituar në treg, andaj edhe mund të ketë vështirësi në furnizimin me të.

    D-dimeri është një fragment relativisht i vogël proteine që është i pranishëm në gjak pas mpiksjeve të gjakut.

    Përmes analizës së D-dimerit, vërehet nëse një person ka çrregullim të mpiksjes së gjakut, dhe nëse ai është në rrezik për jetën.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.