×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka Festë të Flamurit për shqiptarët e Medvegjës, Serbia i kërcënon me arrestime!

    FrontOnline
    28 Nëntor 2021

    Shqiptarët si kurrë herë i bashkon “Festa e Flamurit”.

    Në këtë datë të shënuar, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre, kudo që jetojnë e punojnë, kremtojnë me krenari dhe emocion “Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.

    Por, nga kjo ndjesi po privohen shqiptarët e Medvegjes.

    Atyre po u mohohen të drejtat nga shteti i Serbisë.

    Ndonëse kanë mbetur të paktë në numër që jetojnë e punojnë atje, ata këtë datë e festojnë në heshtje.

    Madje edhe nxënësit shqiptarë, në shkolla fshehurazi thurin vargje e diskutojnë për “Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”.

    Ata nuk guxojnë të vendosin flamuj kuq e zi, një gjë e tillë konsiderohet shkelje e ligjit nga autoritetet serbe.

    Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegje, Lirona Zuka, në një intervistë për Front Online, thotë se në këtë datë, në shkollat shqipe flitet për “28 Nëntorin”, recitohet për Shqipërinë e pikturohen flamujt kuq e zi, por fshehurazi.

    “Festa e ‘28 Nëntorit’ në Medvegjë ‘festohet’ pothuajse në heshtje. Nuk ka ndonjë organizim të veçantë sa i përket shqiptarëve këtu. Zakonisht në shkollat shqipe, me ‘28 Nëntor’ flitet për këtë datë të shenjtë për shqiptarët, recitohet ndonjë poezi për Shqipërinë, pikturohet flamuri kuq e zi, por edhe këto gjëra të vogla nuk bëhen haptazi dhe jo publikisht sepse simbolet kombëtare shqiptare janë jo vetëm të ndaluara, por merren si shkelja më e rëndë e ligjit”, tha ajo për Front Online.

     Si u arrestuan nxënësit shqiptarë në Medvegjë pasi festuan “28 Nëntorin”?

    Ajo derisa rrëfen për mohimin e të drejtave që u bëhen atyre, kujton kohën kur kishte nxënëse dhe së bashku me moshatarët e saj ishte arrestuar nga policia serbe, pas ngritjes së flamurit kuq e zi.

    “Nuk ka pasur ndonjë ‘festim’ të veçantë të kësaj dite në Medvegjë. Edhe kur ka pasur tentim të  festimit, tentim të ngritjes së flamurit, tentim edhe të shprehjes së atdhedashurisë jo vetëm se janë penguar, por janë ndaluar. Me kujtohet rasti i njëjtë kur isha nxënëse në shkollën e mesme në Medvegjë, kur nga ne nxënësit shqiptarë u ngrit flamuri kuq e zi, pas ngritjes ne nxënësit u arrestuam dhe u mbajtëm në stacion policorë disa orë duke dhënë deklarata”, rrëfen tutje ajo.

    Zuka thotë se për të mos u përsëritur një gjë e tillë, policia serbe për çdo “28 Nëntor ka shtuar kujdesin në shkolla.

    Ajo thotë se nuk është lejuar as veshja kuq e zi që simbolizon ngjyrat e flamurit.

    “Në çdo ‘28 Nëntor’ tjetër në shkollë ka pasur kujdes nga ana e Policisë, kujdestarëve që rasti i njëjtë të mos përsëritët, por edhe mos të përsëriten rastet e veshjeve kuq e zi. Madje nuk ishin te mirëpritura as postimet që kishin karakter patriotik”, thotë ajo për Front Online.

    Zuka: Rrezikohet mbyllja e Shkollave shqipe në Medvegjë

    Jeta e shqiptarëve të Medvegjës çdo ditë e më shumë është duke u vështirësuar.

    Mohimi i të drejtave, diskriminimi e perspektiva nga autoritetet serbe kanë bërë që ata të largohen nga vendlindja e tyre.

    Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Lirona Zuka, tha se numri i nxënësve shqiptarë në shkolla dita-ditës po zvogëlohet dhe kjo sipas saj, çon në mbylljen e shkollave shqipe në Medvegjë.

    “Shqiptarët e pakët që kanë mbetur në Medvegjë nuk kanë  ndonjë arsye me që i mbanë për të qëndruar këtu. Dita ditës numri i nxënësve nëpër shkolla është më i vogël, që fatkeqësisht çon drejt mbylljes së shkollave shqipe. Të rinjtë po sa mbarojnë shkollën e mesme janë të detyruar të largohen për t’i vazhduar studimet në Prishtinë. Diskriminimet dhe presionet e vazhdueshme e bëjnë jetesën këtu vetëm mbijetesë”, tha ajo për Front Online.

     Shkollat e Medvegjës me 54 nxënës, Serbia po bënë spastrim etnik

     Aktualisht në Komunën e Medvegjës vijojnë mësimin 54 nxënës.

    Edhe pse të paktë në numër, ata deri para pak kohësh nuk kanë pasur as libra në gjuhën shqipe.

    Mësimi për ta është zhvilluar në mënyrën e diktimit.

    “Numri i nxënësve shqiptar në Komunën e Medvegjës është 54. Ndërsa sa i përket problemeve në shkollim kanë mjaft pengesa. Deri para pak kohësh nxënësit nuk kanë poseduar libra në gjuhën shqipe, d.m.th. është zhvilluar mësimi me mënyrën e diktimit, mënyrë e cila ende vazhdon në shkollat e mesme. Është shqetësuese rënia e numrit të nxënësve, mbyllja e disa paraleleve… që fatkeqësisht çon deri tek shuarja e shkrimit dhe leximit shqip ne këtë komunë”, tha Zuka për Front Online.

    E përveç shkollimit, punësimit, kushteve ekonomike, shqetësuese për shqiptarët e Medvegjës është edhe pasivizimi i adresave e që po paraqet problem për dokumente.

    Zuka tha se shqiptarët e Medvegjës kanë disa kërkesa.

     “Kërkesa jonë apo kërkesat e shqiptarëve të Medvegjës për momentin janë ato të dokumenteve, drejtë të cilën e kanë humbur shkaku i pasivizimit të adresave, shqiptarët e Medvegjes gjithashtu kanë probleme me shkaqe ekonomike, infrastrukture, mos përfshirje në Institucionet Publike, kanë kërkesa për punësim… etj”,

    Ajo tha se shqiptarët e Medvegjës në Kuvendin Komunale përfaqësohen nga tre asamblist, ata nuk kanë bashkëpunimi me kryetarin e Komunës.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka adresuar shqetësimin lidhur me ndalimin e punimeve në këtë zonë nga institucionet qendrore. Rama e cilësoi...
    Lajme18 Prill 2025
    Ish-kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ministrat që janë zgjedhur deputetë dhe nuk kanë dhënë dorëheqje janë duke e shkelur Kushtetutën e...
    Lajme18 Prill 2025
    Rexhep Selimi, i njohur si dhjetëshi i UÇK-së është vizituar të premten nga vëllai dhe djali i vëllait, Ramadani dhe Arlindi. Për...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angili....
    Lajme18 Prill 2025
    Në një përpjekje të koordinuar me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane u takuan me përfaqësuesit...
    Lajme18 Prill 2025
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar Njësia Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit pesë javor, SWAT, të...
    Sport18 Prill 2025
    FIFA ka vendosur të mbyllë 20% të kapacitetit të “Arenës Kombëtare” në Tiranë për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Serbisë, që do...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot një nga periudhat më të rënda të historisë së Kosovës, duke nderuar sakrificën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.