Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.
Big Brother Vip Albania 4 ka marrë një vendim, duke anuluar televotimin aktual për shkak të sjelljeve bullizuese dhe denigruese të disa nga banorëve.
Në një njoftim zyrtar, produksioni njoftoi se këto sjellje janë të papranueshme dhe do të merret një masë ndëshkuese.
Detajet e këtyre masave priten të shpallen gjatë show-it të së martës, ku do të bëhet e qartë se cilat veprime do të ndërmerren ndaj personave të përfshirë.
“PËR SHKAK TË SJELLJEVE BULLIZUESE, DENIGRUESE DHE TË PATOLERUESHME, VËLLAI I MADH NJOFTON SE KA VENDOSUR TË ANULOJË TELEVOTIMIN AKTUAL. NË SHOË-N E SË MARTËS, DO TË KOMUNIKOHEN MASAT NDËSHKUESE QË VËLLAI I MADH KA NDËRMARRË”, thuhet në njoftim./Insajderi