Spanja e politizoi në maksimum ndeshjen përballë Përfaqësueses së Kosovës, sa që e gjithë boti foli për këtë ballafaqim.
Televizioni publik spanjoll “La 1” e shënoi emrin e Kosovës me shkronja të vogla “kos”, derisa e ndali transmetimin e ndeshjes kur nisi himni i Kosovës, raporton FrontOnline.
Madje, në transmetim, Kosovës komentatorët iu referuan si “ekipi i federatës e Kosovës”.
Në lidhje me këtë ka folur edhe profesoresha e ligjit kushtetues në Universitetin e Barcelonës, Mar Aguilera Vaques.
Në një bisedë me “Express.co.uk”, ajo tha se në rast të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, skocezët do të trajtohen njejtë si Kosova.
“Në ndeshjen ndaj Kosovës, televizioni publik spanjoll shkroi emrin me të vogla pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe me Skocinë pasi nuk duan të ndodhë në Kataluni”, tha ajo./FrontOnline/