Nga janari i këtij viti e deri më sot janë paraqitur 25 raste të reja me sëmundje malinje tek fëmijët.
Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë dhe jashtë vendit kur kjo Klinikë nuk ka mundësi për trajtim.
Doktoresha Rufadie Maçastena-Maxhuni ka thënë për Front Online se aktualisht janë 9 fëmijë duke u trajtuar në këtë klinikë.
Ajo thotë se fëmijët nga 2 vjeç e tutje janë mosha që janë prekur nga sëmundjet malinje.
“Në repart momentalisht janë duke u trajtuar 9 fëmijë me sëmundje malinje dhe sëmundje tjera anemi, hemofili. Ndërsa, 25 raste deri më tani i kemi me Leucemi nga ta 18 me Leucemi acyte limphobllastic prej tyre 6 leucemi myeloide dhe 1 leucemi ch myeloide. Mosha mesatare nga 2 vjeç deri në 17 vjeç”, deklaroi ajo.
Doktoresha ka treguar llojin e sëmundjes së kancerit që prek më shumë fëmijët.
“Lloji më i shpeshtë është kanceri i gjakut që quhet Leucimia acuta lymphobllastica”.
Rreth 38 raste janë referuar për shërim jashtë vendit, thotë doktoresha e Pediatrisë.
“Jashtë vendit janë referuar 38 raste por diku rreth 14 prej tyre kanë qenë vazhdim i trajtimit të viteve paraprake ose rellapse”, deklaroi ajo.
Klinika e Pediatrisë nuk po përballët me mungesë të barnave.
“Për momentin kemi kushte të mira në repart dhe kemoterapi si dhe terapi mbështetëse”, u shpreh ajo.
Diagnostikimi i rasteve me kancer tek fëmijët bëhet shumë shpejt me ekzaminimin fizikal, analiza laboratorike, imazherike, biopsive dhe funksionit të palcës kockore./FrontOnline