Dihet që ndeshjet mes Hajdukut dhe Dinamos janë gjithmonë me plotë tensione, dhe tani ka rezultuar se kjo nuk ndodhë vetëm në futbollin e seniorëve.
Të shtunën u zhvillua ndeshja mes kadetëve të Hajdukut dhe të Dinamos, e cila u mbyll me rezultat 1:1, shkruan FrontOnline.
Në fund të ndeshjes, ndodhi një incident.
Hajduku barazoi rezultatin me golin e Autunoviqit dhe prej atëherë situata doli nga kontrolli.
Sapo gjyqtari dha fishkëllimën e fundit, shtyerja mes futbollistëve ishte e ashpër, duke u kthyer në një “luftë”.
Incidentin në fjalë e shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 2:00:50./FrontOnline/