×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Situatë e rëndë, Johnson: Doktorët do të detyrohen t’i përzgjedhin të infektuarit me COVID-19

    FrontOnline
    01 Nëntor 2020

    Asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk do të injoronte shifrat që paralajmërojnë se vdekjet mund të shkojnë edhe në mijëra në ditë, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson teksa lajmëronte karantinën e re.

    Spitalet sipas tij, shumë shpejt mund të përballen me një mbingarkesë që do t’i bëjnë të tejkalojnë kapacitetet e tyre. “Doktorët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin mes pacientëve që duhen trajtuar e që do të marrin oksigjen, dhe atyre që nuk do ta marrin dot, do të vendosin praktikisht kush do të jetojë e kush do të vdesë”, tha Johnson.

    Në Lodi të Italisë në muajin prill, punonjësit e shëndetësisë u përballën me një situatë të ngjashme, kur gjendeshin përballë vendimit të tmerrshëm se kush kush duhet të kishte prioritetin për kujdes shëndetësor. Marsin e këtij viti, një grup mjekësh dhe akademikësh nga e gjithë bota publikuan një përmbledhje udhëzimesh etike në New England Journal of Medicine (NEJM), ku nënvizohej mënyra sesi të përdoreshin me kujdes burimet gjatë pandemisë.

    Një prej rekomandimeve të dhëna nga autorët asokohe ishte se qasja e zakonshme e trajtimit: kush vjen i pari, shërbehet i pari, nuk duhet aplikuar, por ti jepej prioritet të sëmurëve më rëndë që janë të rinj dhe që kanë më pak probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.