Me qëllim që festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës në veri ka hartuar plan operativ edhe këtë fundvit, ku përmes këtij plani është paraparë shtim i prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve.
Prezencë e policisë vërehet në sheshin kryesor në Mitrovicë të Veriut, në kryqëzimjn në Lagjen e Boshnjakëve dhe pranë Urës mbi Ibër.
Situata në jug e në veri të Mitrovicës është e qetë pak para ndërrimit të moteve.