Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Interesim i madh për të votuar ishte edhe nga diaspora. Shumë bashkatdhetarë, ia kanë mësyrë vendlindjes që të votojnë kryeministrin dhe deputetët e ardhshëm të Kosovës.
Disa erdhën me aeroplan, e të tjerë me vetura.
Aktualisht në pikat kufitare pritjet janë deri në 15 minuta. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Për të hyr në pikën kufitare në Vermicë, qytetarët duhet të presin 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare qytetarët po presin 5 minuta. Kolonat aty janë deri në 50 metra.
Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Merdare.