Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka adresuar kritika të ashpëra ndaj Qeverisë Kurti, për situatën e fundit të shkaktuar me energji elektrike.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Bajrami thotë se përgjegjës për këtë situatë është partia në pushtet.
Ajo ka kërkuar të dij , se pse askush nga Qeveria nuk është duke kërkuar llogari nga KESCO.
“Fakt është që KESCO si furnizues publik ka obligim të furnizojë konsumatorët rregullisht me energji elektrike. Nëse prodhimi vendor nuk mjafton, KESCO obligohet të sigurojë energjinë elektike nga importi për të mbuluar kërkesën e konsumatorëve. Duke marrë parasysh që në prill i këtij viti ZRRE i ka caktuar KESCO-s të hyrat e lejuara, sa herë KESCO importon energji i zvoglohet fitimi, sepse çmimi i importit të MWh është katër deri pesë herë më i lartë se çmimi që KESCO i paguan KEK-ut për MWh. Pra, për ta ruajtuar fitimin e vet KESCO nuk e siguron energjinë elektrike nga importi, ndërsa për të justifikuar këtë ata dalin dhe thonë se reduktimet janë si rezultat i mbingarkesës në nënstacione dhe linja. Dhe për çudi, justifikime të tilla nuk i kemi dëgjuar vetëm nga KESCO, por edhe nga ministrja Rizvanolli dhe kryeshefi i KOSTT-it, dmth. ata që erdhën në pushtet për ta shtetëzuar distribucionin sot luajnë avokatin e KESCOs në kurriz të qindra e mijëra familjeve që sot janë pa rrymë”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë: