Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e mbajtur për media, ku është njoftuar për rezultatin e të infektuarve me virusin Covid-19, deklaroi se pas dy-tri jave do të detyrohen që të marrin masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e infektimit me këtë virus, raporton Front Online.
Hoti tha se Kosova është rrethuar nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve dhe se Kosova veçse ka filluar me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.
“Prezenca jonë këtu është shenjë që rreziku është real, që ne për dy ose tri javë të kemi të njëjtën gjendje nëpër të cilën po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion veçse jemi rrethu nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve. Këtu tek ne sapo ka filluar të rritet numri i të infektuarve, prandaj rreziku është real, që pas dy tri jave ne të detyrohemi që nëse numri shkon me këtë trend të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1997923453848531/UzpfSTEwMDIyNDg4Nzk5ODI2NTozNzgzNTA0MjM1MTkwNDI/