Disa nga futbollistët e Kosovës kanë reguar në rrjetet sociale pas përleshjeve mes palestinezëve dhe Izraelit në mbrëmjen e së hënës.
Si pasojë e sulmeve nga forcat izraelite, nëntë palestinezë kanë mbetur të vdekur, shkruan FrontOnline.
Paraprakisht, një sulm i policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa i lëndoi qindra palestinezë.
Në rrjetet sociale, futbollistët si Leart Paqarada, Valon Berisha, Mërgim Vojvoda dhe Besar Halimi kanë kërkuar liri për Palestinën./FrontOnline/