Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Ai njoftoi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 10 dhjetor, ku temë do të jenë pronat dhe financat, raporton b92.
Kur u pyet se çfarë do të ndodhë me marrëveshjet e Uashingtonit pas largimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Vuçiq tha se ne respektojmë nënshkrimin dhe fjalën tonë, transmeton Telegrafi.
Merkel mësohet t’i ketë thënë të parit të shtetit serb se dialogu mes dyja vendeve nuk ka alternativë.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë dialogun duke u arsyetuar me pandeminë.