×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas GAP-it, këto katër komuna prijnë për transparencë buxhetore

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”.

    Ky raport paraqet vlerësimin e tetë të Institutit GAP mbi transparencën buxhetore të komunave në Kosovë.

    Sipas këtij instituti, vlerësimi bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjet e komunave në kërkesat e institutit për qasje në dokumente publike.

    Sipas komunikatës për media, ndryshe nga trendi në tri vitet e fundit, në vitin 2023, transparenca buxhetore e komunave pati rënie, me një mesatare të pikëve prej 57.5.

    Kjo rënie në vitin 2023 është ndikuar në veçanti nga problemet teknike për qasje në ueb-faqet e pesë komunave, si: Skenderaj, Peja, Kamenica, Mitrovica e Jugut dhe Prizreni, për të cilat këtë vit nuk është bërë vlerësim. Kjo është bërë me qëllim që të mos penalizohen këto komuna për shkak të problemeve që nuk varen prej tyre, duke pasur parasysh se menaxhimi i ueb-faqeve të komunave është kompetencë e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Nga gjithsej 100 pikë të vlerësimit, 20 komuna kaluan mesataren e pikëve, ndërsa katër komuna arritën maksimumin prej 100 pikëve: Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani dhe Vushtrria.

    Në bazë të dokumenteve buxhetore të publikuara, dëgjimeve buxhetore të mbajtura dhe formatit të publikimit të dokumenteve, 12 komuna kanë shënuar progres në vlerësimin me pikë krahasuar me vitin paraprak, 16 komuna kanë shënuar regres, ndërsa pesë komuna kanë pikë të njëjta sikur vitin e kaluar. Progresin më të madh në vlerësim të këtij viti e kanë shënuar Komuna e Kaçanikut (+31.5 pikë), Mitrovicës së Veriut (+25 pikë), dhe Ferizajt (+24 pikë).  Ndërsa, regresin më të madh në vlerësimin e këtij viti e kanë shënuar Komuna e Graçanicës (-37 pikë), Mamushës (-20 pikë), Gjilanit (-16.5 pikë), Parteshit dhe Ranillugut (-15 pikë).

    Gjithsej 33 komunat e vlerësuara kanë publikuar 207 dokumente buxhetore. Dokumentet më të publikuara gjatë vitit 2023 ishin raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe rregullorja për ndarjen e subvencioneve. Në anën tjetër, dokumentet më pak të publikuara ishin kartela analitike e kontos për shpenzimet e buxhetit të vitit 2023, raporti financiar për tremujorin e dytë (TM2) për vitin 2023 dhe listat e përfituesve të subvencioneve. Publikimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor ka shënuar regres meqë është publikuar nga vetëm 12 komuna (nga 22 në vitin 2022).

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po vepron me shpejtësi për të plotësuar postet në administratën e tij të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ish-prokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, synon që të japë dorëheqje edhe nga pozita e tij në ShBA para se presidenti...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi. Osmani ka...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Më herët Xheneta ndau me Drilonin historinë e jetës së saj dhe braktisjen nga nëna. E tani ajo ka qëndruar në oborr,...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi i ngacmoi Sarën dhe Leon, njofton Klankosova.tv. Duke qenë se dyshja kanë krijuar një emision brenda shtëpisë së Big Brother VIP...
    Sport13 Nëntor 2024
    Lajmet e këqija s’kanë të ndalur për Kombëtaren e Kosovës, më saktësisht në aspektin e lëndimeve. Sot, Federata e Futbollit të Kosovës...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Një fëmije 11 vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity. Delegacioni u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë një mesazh nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook. Ajo shkruan: “Vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.