×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

    FrontOnline
    04 Shkurt 2026

    Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

    Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit.

    Edhe pse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje nominale vitet e fundit, të ardhurat për frymë mbeten të pamjaftueshme për të ndjekur ritmin e vendeve fqinje. Në krahasim, Shqipëria ka arritur një nivel prej rreth 11 mijë dollarësh për frymë në vitin 2025, duke u renditur e 83-ta në botë për këtë tregues. Megjithatë, edhe Shqipëria mbetet ndër vendet e fundit në Europë, larg mesatares europiane dhe asaj globale.

    Në rajon, Serbia ka marrë kryesimin me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke lënë pas Malin e Zi (14.9 mijë dollarë), ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina renditen mbi Kosovën, por nën Shqipërinë në disa tregues nominalë.

    Kur të ardhurat për frymë maten sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tabloja për Kosovën mbetet edhe më shqetësuese. Ky tregues, që llogarit jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mallra dhe shërbime mund të blejë realisht një qytetar në vendin e vet, e rendit Kosovën në vendin e 98-të në botë, shumë më poshtë se vendet e rajonit. Kjo tregon se fuqia reale blerëse e qytetarëve të Kosovës është e kufizuar dhe ndikohet fort nga të ardhurat e ulëta dhe struktura e dobët ekonomike.

    Shqipëria, ndonëse renditet më mirë se Kosova në këtë tregues, mbetet prapa Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar një kosto jetese relativisht më të lartë krahasuar me nivelin e të ardhurave. Shqipëria renditet e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas PPP, me rreth 23.3 mijë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e 77-të.

    Në terma krahasues, të ardhurat për frymë të Shqipërisë përbëjnë vetëm 28% të mesatares europiane dhe rreth 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian, që arrin mbi 46 mijë dollarë. Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale prej 14.6 mijë dollarësh për frymë. Kosova, nga ana tjetër, mbetet edhe më larg këtyre niveleve, duke thelluar hendekun me Europën. /Boletini Ekonomik

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.