Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës të cilat funskionojnë në kuadër të Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë paralajmëruar veprime sindikale për siç thonë ata se rregullorja për standardet e organizimit të brendshëm të punës është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe me baza të punës në mënyrë subjektive.
Përmes, një komunikate për media këto dy sindikata kanë treguar se në bazë të kësaj rregulloreje është larguar plotësisht Divizioni për Hulumtime, Divizioni për Idetifikim Koordinim dhe Përkrahje, Sektori për Identifikim dhe Sektori për Marrëdhënie Familjare të personave të zhdukur në një division të vetëm si tërësi, përcjell Front Online.
“Ne anëtarët e dy kryesive sindikale të Institutit të Mjekësisë Ligjore me shqetësim të thellë ju informojmë se jemi të detyruar të fillojmë me veprime sindikale, ne këto kushte të emergjencës shëndetësore, për arsye të neglizhencës totale të institucioneve bartëse në shqetësimet e ngritura deri tani”, thuhet në njoftim./FrontOnline/