×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Sindikata kërcënon me protesta nëse nuk u paguhen shtesat prej 100 euro policëve

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Policia e Kosovës qysh nga fillimi i pandemisë ka qenë e angazhuar në implementimin e masave për parandalimin e pandemisë me Coronavirus.

    Nënjë intervistë për Front Online, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, se pavarësisht premtimeve të kryeministrit, Avdullah Hoti se do të paguhen për punën e tyre me 100 euro kjo ende nuk ka ndodhur.

    “Kryeministri na ështëpërgjigj me orën shtesë dhe pakon. Pakoja jonë ka qenë 100 euro në muaj, kemi punuar edhe këtë vetëm për policët që kanë qenë në operativë, por tani i dyti muaj ështëdhe nuk ka lëshuar vendim Qeveria ende. Ne kërkojmë që sikurse paguhet shëndetësia të paguhemi edhe ne me 100 euro”, ka thënë ai.

    Tasholli ka treguar se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje dhe nuk është vendosur në Qeveri, por nëse nuk ndodhë ata nuk i përjashtojnë as protestat.

    “Ende deri sot përgjigje nuk kemi. Kemi bërë kërkesë te ministri dhe kryeministri. Ministria veç e ka dërguar përme u zbatu kjo, por duhet Qeveria të lëshoj vendim, që për 2 muaj të marrim ka 100 euro.Nëse nuk realizohet kjo ne marrim hapa të tjerë të protestës, mirëpo në marrëveshje me kryeministrin nuk dyshoj që nuk do të ndodhë”, ka thënë ai për Front Online.

    I pari i Sindikatës së Policisë ka treguar se njëra nga kërkesat e tyre për orët shtesë do të realizohet pas dakordimit që kanë pasur me Kryeministrin Hoti.

    Tashollitha se janë të indinjuar që zyrtarët policorë ende nuk kanë sigurim shëndetësorë.

    “Nuk kemi sigurim shëndetësorë,kërkesë e jona në vazhdimësi ka qenë dhe është prapë”, është shprehur ai.

    Që nga fillimi i pandemisë, vdiqën 10 policë dhe u infektuan mbi 800

    Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 e deri më tani mbi 800 policë janë infektuar me Coronavirus dhe 10 prej tyre kanë vdekur.

    “Deri më tani janë mbi 800 policë të infektuar nga Coronavirusi, ndërsa të vdekur i kemi 10 policë”, ka thënë ai.

    Tasholli ka thënë se policët të cilët janë infektuar me Coronavirus do të kompensohen për shpenzimet mjekësore, por që nuk i mbulon të gjitha shpenzimet që kanë pasur.

    “Një vendim është në drejtori që do të paguhen vetëm kontrollet dhe barnat, kjo është brengë tani për tani”, ka thënë Tasholli.

    Policia në fillimin e pandemisë ka aplikuar orarin 12 orësh, por që tani është rikthyer në orarin 8 orësh, në përputhje me detyrat që u përcaktohen.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.