×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Shëndetësisë: Mos të pranohen 50 vaksinat e Edi Ramës, kemi mbi 14 mijë punëtorë shëndetësorë

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Kryeministri i Shqipërisë së fundmi ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të dërgojë vaksina në Kosovë siç ishte premtuar më parë për shkak të rregullave që ka vendosur Pfizer.

    Ndryshimi i këtij plani nga mantel bardhët në Kosovës po shihet si diçka joserioze, por Ministria e Shëndetësisë thotë se do të qëndrojnë në kontakte me homologët nga Tirana për këtë çështje.Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë se kërkesa e Ramës për dërgimin e 50 mantel bardhëve në Tiranë për vaksinim nuk është serioz.

    “Nëse do të isha pyetur si kryetar i Federatës do të jepja një përgjigje negative për Ramën. Nuk jemi kundër vaksinimit por nuk mund të bëjmë diferencime e në mesin e 14 mijë punëtorëve të shëndetësisë t’i zgjedhim 50 e t’i vaksinojmë. Kjo nuk është serioze. Nëse duan të na ndihmojnë si duhet e jo të bëhen marketingje politike”, tha Syla për RTV Dukagjinin.

    Nga ministria e Shëndetësisë thonë se janë në kontakt me institucionet shëndetësore të Shqipërisë dhe se për çdo të re për këtë çështje, do të njoftohet publiku, përcjell Telegrafi.

    Më 1 janar, Rama pati deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbrrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, kishte deklaruar Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.

    Rama po ashtu pati premtuar se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.“Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, pati thënë Rama.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.