×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e PK-së kërkon nga Qeveria që të paguhen edhe pjesëtarët e policisë që u infektuan me COVID-19

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi në një intervistë për Telegrafin ka folur për pakënaqësitë që ka Policia e Kosovës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mënyrën e trajtimit të tyre nga aspekti financiar.

    Kamberi tha se edhe pse 50 për qindëshi i pagës u realizua ndaj disa pjesëtarëve të policisë, disa të tjerë të cilët u infektuan gjatë punës me virusin COVID-19, nuk iu nda kjo pagesë.

    “Edhe pse në muajin shtator me marrjen e listave u lëshua vendimi që do të paguhen 50 për qind të pagave ndërsa 50 për qindëshi tjetër gjatë këtyre muajve, një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë punuar 12 orë dhe janë infektuar me COVID-19 janë heq nga listat”, ka thënë ajo për Telegrafin.

    Kryetarja e Sindikatës së PK-së, Kamberi tha se kanë bërë sërish ankesë ku kanë kërkuar që edhe kjo pjesë për pjesëtarët që janë infektuar gjatë orarit të punës të paguhen.

    Ajo tha se kanë kërkuar të paguhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë punuar me nga tetë orë.

    Kamberi tha se në rast se kërkesat e tyre nuk realizohen do të marrin vendime radikale, siç tha ajo edhe protestë.

    “Deri më sot kemi marr ankesa nga të gjitha pikat e sindikatës ku i kemi dhe nuk është e drejtë të hiqen nga lista këta pjesëtarë. Sot kemi bërë një ankesë ku kemi kërkuar që edhe kjo pjesë të përmbushet dhe të mos vjen deri tek pjesa tjetër ku duhet të marrim vendime radikale, ndoshta dhe për protestë. Është dhe pjesa tjetër e punëtorëve që kanë punuar nga tetë orë të cilët as ata nuk kanë marr edhe pse kanë qenë ball për ballë kolëgëve tonë që kanë punuar 12 orë”, ka thënë Kamberi.

    Edhe sa i përket shujtave ditore, ajo tha se e kanë biseduar me kryeministrin Hoti, dhe siç sqaroi Kamberi kanë marr vullnet të mirë nga Hoti që në muajt tetor-nëntor edhe këto paga do t’i marrin.

    “Kemi biseduar dhe për shujtën, dhe ka qenë një vullneti i kryeministrit, Avdullah Hoti që do ta realizoj por gjatë muajvë tetor ose nëntor”, tha ajo.

    Kryetarja Kamberi po ashtu theksoi edhe një çështje të parealizuar që nga pas lufta, e cila ka të bëjë me Ligjin për Sigurimet Shëdetësore, për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    “Çështja e sigurimit shëndetësor është e kahmotshme. Është për çudi se si nuk mundet asnjë qeveri që ka udhëheq ta përfundojnë ligjin për sigurimin shëndetësorë. Nuk është kosto e lartë që do t’i kushtonte shumë qeverisë”, tha ndër të tjera Kamberi.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.