Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, përmes një komunikate për medie ka reaguar në lidhje me gjendjen e shërbyesve civil duke thënë se ata po trajtohen në mënyrë të pa barabartë në raport me kategoritë e tjera buxhetore që financohen nga buxheti i Kosovës.
Për këtë arsye ata me datën 22 janar i kanë dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, e të cilit i kanë paraqitur dy kërkesa.
Nëse këto kërkesa nuk realizohen dhe nuk marrin një përgjigje pozitive deri nesër me datën 27 janar, SPKAU thotë se do të shpallin grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e Administratës Publike në nivel vendi.