×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga Zemaj që kërkesat e tyre të diskutohen në mbledhjen e Qeverisë

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të diskutohen edhe kërkesat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.

    Kjo sindikatë përmes një komunikate ka përsëritur se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

    Ata po kërkojnë që të paguhet puna e tyre gjatë fundjavës, festave dhe orët shtesë, ndërkaq pagesat për ndërrimet e natës kërkojnë të rriten 100 për qind, nga 18 euro sa janë në 36 euro, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.

    “Gjatë kësaj pandemie e dëshmuam vetën përmes punës, angazhimit, vullnetit, sakrificës dhe gatishmërisë. Sa e sa nga infermierët nuk i takuan me muaj të tërë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre, vetëm që ju të jeni të sigurt, që ky virus mos të shpërndahet, ndërsa të prekurve u shërbyen kujdes maksimal! Sa nga infermierët u infektuan nga ky virus në krye të detyrës duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe ndoshta edhe jetën ndërsa JU duartrokitët për përkushtimin dhe punën e tyre! Ne u kujdesëm për shtetin. Është koha që shteti të kujdeset për ne”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

    “Andaj, Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që përmes Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën pikën “të ndryshme” të rendit të ditës së këtij takimi, të futen për diskutim edhe kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor. Kërkesat tona janë të arsyeshme, nuk kërkojmë diçka absurde. Ndërrimet e natës të rriten për 100%, nga 18€ në 36€. Të paguhet puna gjatë vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët. Të paguhet rrezikshmëria në punë”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Jose Mourinho tregon kohë pas kohe histori të ndryshme nga karriera e tij si trajner. “Special One” shpesh di të jetë komik...
    Lajme09 Janar 2025
    Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, për Front Online, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mosshfrytëzimin e të drejtës...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin Korçë-Pogradec, pranë Maliqit. Sipas të dhënave, automjeti...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Zjarret e furishme që rrethojnë Los Anxhelosin u përhapën në Hollivud Hills të mërkurën, pasi zjarret e tjera në zonë lanë  të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, ka anuluar udhëtimin e tij në Itali të planifikuar për sot, për shkak të situatës së...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.