×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sindikata e Doganës kërkon shtesa në paga nga Qeveria, paralajmëron veprime sindikale

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Nga Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK) thonë se vendimet e Qeverisë në detyrë kanë qenë diskriminuese dhe se janë përjashtuar nga pagesa shtesë për punën e bërë në kohën e pandemisë COVID-19.

    Nëpërmjet një komunikate për media, SPDK ka kërkuar nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës, në të kundërtën paralajmërohen veprime të tjera sindikale.

    “Andaj mbi bazën e kësaj SPDK (Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës), kërkon nga Ministria e Financave që të ndaloj diskriminimin ndaj punonjësve të Doganës së Kosovës dhe në vendimet e ardhshme të kthej punonjësit e Doganës ashtu siç ka qenë e paraparë në vendimin e fillim vitit të kaluar, në të kundërtën sindikatës së Doganës po u imponohet ndërmarrja e veprime tjera sindikale”, thuhet në komunikatën e SPDK.

    Tutje në komunikatë thuhet se “Duke marrë parasysh specifikat e punës dhe rrezikun potencial për infektimi me Covid 19, ju bëjmë me dije se në vendimet e Qeverisë në detyrë, punëtoret e Doganës kanë qenë të diskriminuar dhe të përjashtuar nga pagesa shtesë për punë në kushte pandemie, edhe pse në vendimin e fillim vitit të kaluar zyrtarët doganor kanë qenë të përfshirë dhe jo të diskriminuar në raport me institucionet tjera të sigurisë dhe të cilat janë kategorizuar si institucione të ekspozuara drejtpërdrejt nga infektimi me virusin Covid-19”.

    Veç tjerash thonë se me anashkalimin e zyrtarin doganor po diskriminohet edhe puna dhe rreziku që zyrtarët doganor po përballën në baza ditore.

    “SPDK dhe stafi i Doganës së Kosovës janë plotësisht të vetëdijshëm se puna, përveç në kushte normale është obligim njerëzorë dhe ligjor që edhe në kushte të jashtëzakonshme të punohet dhe në rrethana të rënduara siç është situata me pandeminë në nivel botërorë. Edhe përkundër rrezikut, punës pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, oficerët doganor po punojnë në kushte të jashtëzakonshme vetëm e vetëm që t’i shërbejnë qytetarëve të Republikës se Kosovës. Sa për njoftim, Dogana e Kosovës ka kaluar nëpër një situatë mjaftë të rënduar dhe pikëlluese, ku si rezultat i infektimit me covid 19 kanë humbur jetën dy kolegë dhe mbi 70 % e stafit kanë qenë të infektuar apo kanë kaluar nëpër fazën e vetë izolimit. Andaj SPDK konsideron se Qeveria në detyrë po e anashkalon dhe po e diskriminon jo zyrtarin doganor i cili është përgjegjës për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e shtetit, por po e diskriminon dhe e neglizhon punën dhe rrezikun që zyrtarët doganor përballën në baza ditore”, thuhet në komunikatë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.