-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata dënon atentatin kriminal ndaj policit Muhamed Lika: Su*lm ndaj Republikës së Kosovës

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Rreshteri policor, Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik.

    Lidhur me rastin ka reaguar Sindikata e Policisë.

    Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë dënon atentatin kriminal.

    Në reagim thuhet se ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës.

    “Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë.

    “Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve”.

    “Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës. Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare. Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Musaftën, i burgosur në Hagë, e vizitoi mbesa e tij, Arta Mustafa. Përmes një reagimi në Facebook, Arta...
    Lajme05 Prill 2025
    Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë...
    Të tjera
    Sport05 Prill 2025
    Mosmarrëveshja e Barcelonës për kufirin e tyre të pagave është një dëshmi se planifikimi për afatin kalimtar veror para kohës është diçka...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Kronika05 Prill 2025
    Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari është duke u...
    Kronika05 Prill 2025
    Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e...
    Kronika05 Prill 2025
    Përgjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 345 gjoba trafiku. Po gjatë ditës së djeshme, sipas të...
    Kronika05 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.