Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imerika ka vlerësuar për “Front Online” si shumë të rëndësishme trajtimin e barabartë dhe të drejtë të shtresave shoqërore nga ana e Qeverisë.
Ajo duke theksuar se çdo ndihmë për kategoritë sociale më të prekura është e nevojshme në çdo kohë, dhe jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
“Si FSSHK mbështesim çdo hap qe merret për të ndihmuar kategoritë sociale më të prekura d.m.th. janë hapa të nevojshëm në çdo kohë dhe jo vetëm në fushatë zgjedhore”.
Imeri ka thënë se është shqetësueses që sindikatat nuk përfshihen në këto masa të Qeverisë.
“Ajo që për ne është shqetësuese ,se sindikatat të cilat janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë mbeten jashtë këtij procesi ,dhe janë të shpërfillura nga Qeveria duke mos i trajtuar si partner për dialog social dhe duke refuzuar të nënshkruaj marrëveshje kolektive ,duke mos themeluar KES -in Stop dhënies së lëmoshës”, u shpreh ajo.
Vendimi për ndarjen e 100 €/ Ankohen Sindikalistët: Po shpërfillemi nga Qeveria “Kurti”