Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, ka kritikuar Qeverinë për ndihmën financiare të ofruar në fund të vitit, duke e cilësuar këtë veprim si një “blerje votash” dhe tallje me qytetarët.
Sipas Gashit, ky vendim është një përpjekje e paqëndrueshme dhe joadekuate për të zgjidhur problemet ekonomike të popullit.
“Kjo është puro blerje e votave nga Qeveria dhe kjo është për të ardhur keq forma dhe qasja e Qeverisë, pa marr parasysh se populli duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të mos bëhet diskriminim. Gjendja ekonomike duhet trajtuar 12 muaj. Fëmijët dhe pensionistët ekzistojnë edhe në 11 muaj tjerë, andaj është tallje dhe puro blerje e votave dhe është e papranueshme dhe e padrejtë’, shprehet Gashi për “Front Online”.
Vendimi për ndarjen e 100 €/ Ankohen Sindikalistët: Po shpërfillemi nga Qeveria “Kurti”