×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikalisti Avdi Hoti: Shtesat e policëve janë shumë të nevojshme, duhet të ekzekutohen

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me ligj dhe duhet të paguhen siç është parashikuar.

    Ai tha se këto shtesa përfshijnë orët shtesë dhe ndërrimin e natës, të cilat janë grumbulluar nga planet operative të ndryshme.

    “Shtesat janë të rregulluara me ligj dhe duhet t’i qesin. Janë shtesa që çdo herë janë paguar dhe janë të ndërrimit të natës dhe janë orët shtesë që janë grumbulluar nga planet operative të ndryshme”, tha ai.

    Sipas Hotit, Ministria e Financave ka arsyetuar se listat nuk janë përgatitur siç duhet, por ai theksoi se Drejtoria e Financave të Policisë ka bërë listat korrekt dhe se gjithçka është në rregull.

    “Ministria ka dalë me një arsyetim që nuk janë bërë listat mirë ose planifikimi i buxhetit në mënyrë të duhur, por ne si Polici, drejtoria e Financave i ka bërë listat mirë dhe çdo gjë është në rregull, por buxheti nuk është ashtu siç ka kërkuar ne kemi kërkuar buxhet shtesë dhe së shpejti realizohet edhe kjo”, deklaroi Hoti.

    Ai gjithashtu informoi se është bërë një shkresë drejt Qeverisë dhe do të ketë një takim për këtë çështje, por ndonëse kërkohej një rritje e buxhetit, ai tha se për vitin 2024 është miratuar një buxhet më i vogël.

    “Këto shtesa janë shumë të nevojshme se merren me pagë dhe çdo zyrtar i ka bo planifikimit se kanë punuar për këto, polici duhet ti gëzoj këto shtesa. Nuk kemi pas biseda me Qeverinë drejtoria e financave kuadër policisë e ka bërë një shkresë në drejtim tyre dhe janë dhënë të gjitha sqarimet do të ketë një takim. Në vend se të shtohet buxheti është dalë edhe më pak se 2024 se kemi buxhet më pak se sa kemi planifikuar nga shtimi i numrit edhe të policëve të rinj”, shprehet Hoti.

    Policia dhe zjarrfikësit ende pa shtesa, kritikohet ashpër Ministria e Financave

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe intelektuali Beqir Shkreli. Lajmin e ka bërë të ditur ish-ambasadori...
    Lajme12 Prill 2025
    Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare të...
    Lajme12 Prill 2025
    Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e ka vizituar të shtunën Podujevën, ai ishte...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.