×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikalistët e Telekomit pas marrjes së parave nga Devolli: Avdullah Hoti nuk e bëri asnjë reagim, nuk do rrimë duarkryq

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Kryetari i Federatës Sindikale të punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj e ka cila cilësuar si plaçkitije bllokimin e xhirollogarive dhe tërheqjen e parave nga kompania e Blerim Devollit, shkruan GazetaBlic.Në një bisedë për GazetaBlic, Brahimaj ka theksuar se do të ndërmarrin veprime, gjersa ka akuzuar kryeministrin Hoti për mosreagim.“Të hënën do t’i bëjmë publike veprimet e sindikatës, të cilat do të jenë ose futja në grevë ose organizimi i protestave.

    Kjo që ka ndodhur dje brenda Telekomit, është një plaçkitje që na është bërë. Ne nuk do të biem më pre e premtimeve të kota e boshe që na janë bërë deri më tani nga zyrtarët shtetëror se gjojase do ketë marrëveshje e gjëra të tilla. Tashmë do të ndërmarrim veprime sepse kjo është duke ndodhur e garanton falimentimin e Telekomit”, ka thënë ai për GazetaBlic.

    “Kryeministri Hoti dhe disa zyrtarë të tjerë janë angazhuar se do të arrijnë marrëveshje por një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por është e çuditshme që nuk ka ardhur asnjë reagim nga ana e tyre pas grabitjes që ua bëri dje kompania e Devollit, xhirollogarisë së Telekomit. As kryeministri Hoti e asnjë zyrtarë të tjerë të qeverisë nuk reaguan fare për atë që ka ndodhur dje. Kjo gjë është e çuditshme. Por, po e ripsëris që ne si Sindikatë e Telekomit, nuk do të biem më pre e premtimeve nga zyrtarët shtetëror. Derisa nuk do të ketë ndonjë gjë konkrete në letër, ne nuk do t’i ndalim veprimet tona sindikale për shpëtimin e Telekomit. Qeveria si aksionare e vetme në Telekom, nuk do ishte dashur të qëndrojë indiferente për atë qe ka ndodhur dje”, ka thënë Lami Balaj.Ndërkaq, në një konferencë për medie, Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Relacion me Publik në Telekom, ka thënë se gjithçka është kthyer në pikën zero, derisa ka kërkuar ndihmën e Qeverisë në kthimin e mjeteve nga Dardafoni.Ai ka shtuar se me tërheqjen e mjeteve nga Dardafoni është rrezikuar shteti i Kosovës, pasi të gjitha agjencitë janë të lidhura me Telekomin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Të tjera
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.