×
  • Vip
  • Vip

    Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2022

    Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu ka folur krejtësisht jashtë profesionit të tij. Për të parën herë ai ka shprehur disa qëndrime të tij për politikën në Kosovë.

    Për Vllasaliun, presidenti historik Ibrahim Rugova ishte i pakontestueshëm politikisht.

    “Nëse flasim me dashurinë e asaj kohe, ka qenë sikur kur ke një prind, një kujdestar, për gjithçka. Ne në ato suaza që kemi jetuar, të okupuar, me vrasje të përditshme, me një dhunë të paparë dhe ti e ke pas një fytyrë të një njeriut, i cili me një qetësi jashtëzakonisht të madhe, megjithatë që nuk shpjegohet, është diçka…një energji, një rrezatim, e cila ta ka dhënë një siguri që po të qon diku, në një rrugë që është trajtuar për shumë njerëz si e pabesueshme, mirëpo në realiteti i pakontestueshëm politikisht”, tha ai në Klan Kosova.

    Vllasaliu gjithashtu tha se njerëzit që dikur nuk arritën ta kuptonin politikën e Rugovës, sot shprehen se i njëjti ka bërë politik të mirë.

    “E ke pasë të vetmin njeri që e ke pasë, të shprehemi me atë shprehjen e popullit, ‘ymyt’, dhe unë besoj që ajo është një ndër armët kryesore të Ibrahim Rugovës që ka ditë çka don dhe e ka mbërri çka ka dashtë”, u shpreh ai.

    Vllasaliu poashtu u shpreh se sipas tij, Rugova është një ndër trimat më të mëdhenj shqiptarë, madje ai tha se të njëjtin e konsideron si “babanë e Kosovës”.

    “Dashuria e tij për popullin e vet, për atdheun e vet, i ka mujtë të gjithë komponentët kundër tij, për arsye se ka qenë dashuri e sinqertë, jo dashuri e korruptuar, jo patriot me u zgju në mëngjes me shku në punë me shit patriotizëm”, shtoi ai.

    “I pazëvendësueshëm! Mendoj që na ka fut në një rrugë…besoj që njerëzit gradualisht e kanë kuptu, kanë me kuptu, po e kuptojnë, kanë me kuptu edhe ata që nuk kanë dashtë. Ta thash në fillim Adnan, si prind, në kuptimin se prindi ta jep një shpresë, kur ke frikë veç thua ‘e kam  prindin’, siç e kanë fëmija jonë sot, edhe na. Unë mendoj që Ibrahim Rugova është baba i Kosovës, në kuptimin e mirë t ë fjalës. Dhe njerëzisht shumë e kam dashtë!”, tha Vllasaliu.

    Nga Rubrika
    Vip15 Nëntor 2024
    Për herë të parë Ledri Vula ka treguar hapur për ndarjen e tij me Sara Hoxhën. Në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, është shfaqur shumë e nervozuar me paraqitjen e partnerit të saj, Gjestit, në darkën e...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrent i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka habitur me një deklaratë teksa përjashton vetën duke lavdëruar një tjetër konkurrent. Ai iu...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një burrë në kryeqytet është ankuar në polici se ish e dashura e tij, i ka shkuar në shtëpi dhe pas një...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, ka kritikuar ashpër doracakët për edukimin seksual të publikuar nga Ministria e Arsimit, duke i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Për herë të parë Ledri Vula ka treguar hapur për ndarjen e tij me Sara Hoxhën. Në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Komuna e Prishtinës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës se pa lejen e saj dhe pa njoftuar asnjë përgjegjës ka prerë pishat rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.