×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Siljanovska uron Fitër Bajramin: Me gjithë zemër ju uroj që festat t’i kaloni në harmoni!

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ka uruar të gjithë besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit.

    Siljanovska-Davkova dërgoi mesazh urimi edhe për kreun e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, hfz. Shaqir ef. Fetahu.

    Ajo uroi që në këtë ditë feste të ketë harmoni dhe mirëqenie të mbushur me gëzim, shkruan Klankosova.tv

    “Të gjithë besimtarëve të besimit islam u shpreh urimet e mia më të ngrohta me rastin e festës së madhe myslimane, Fitër Bajramit.  Me gjithë zemër ju uroj që festat t’i kaloni në harmoni dhe mirëqenie, të mbushura me gëzim dhe lumturi, duke ndarë dashurinë dhe vëmendjen me të dashurit”.

    “Këtë vit në muajin e shenjtë të Ramazanit, në muajin e agjërimit, lutjes dhe faljes, na ndodhi një tragjedi e paharruar që na tronditi si komunitet dhe si individë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pavarësisht fesë, etnisë apo përkatësisë, ne të gjithë solidarizojmë së bashku”, shkroi ajo ndër të tjerash.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një 41-vjeçar ka humbur jetën në Burrel, si pasojë e një vetaksidenti. Sipas policisë, E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet,...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Qyshk të Pejës. Një këmbësore është goditur nga një veturë Gjendja e saj...
    Lajme02 Prill 2025
    Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë sot të ditur një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij...
    Lajme02 Prill 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme të policit Muhamed Lika në Kaçanik. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme02 Prill 2025
    Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK ka folur për FrontOnline për seancën konstituive të Kuvendit dhe mundësinë për formimin e...
    Lajme02 Prill 2025
    Analisti Albert Krasniqi ka bërë me dije se nëse VV-ja nuk e propozon kandidatin për kryeparlamentar ashti siç i takon me kushtet,...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Pas takimit, presidentja dhe sekretari priten...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.