Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot zhvilloi një takim virtual me homologun e tij nga Izraeli, Yuli Edelstein, ku disktuan për gjendjen e pandemisë në vendin tonë.
Ai tha se folën edhe për angazhimin e Kosovës në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Tutje, Zemaj njoftoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i plotë.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.
Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.
Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri.
Faleminderit!
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/291180362363830