×
  • Lajme
  • Lajme

    Sigurimet në bujqësi, segment i rëndësishëm për avancimin e sektorit

    FrontOnline
    17 Shtator 2019

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi ka pritur në një takim Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e sistemit të sigurimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për avancimin e mëtejmë të këtij sistemi në vend.

    Me këtë rast, sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, është shprehur i gatshëm për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, me qëllim të avancimit të mëtejmë të këtij sistemi dhe arritjes së rezultateve tjera, po ashtu të ndërlidhura dhe tejet të rëndësishme në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë.

    “Ministria e Bujqësisë në vazhdimësi do të jetë në përkrahje të sektorit të bujqësisë, duke shikuar format më të mira për të mbrojtur punën dhe të ardhurat e fermerëve në njërën anë, por edhe standardin e jetës së tyre të ndikuar nga humbjet eventuale të prodhimit ose cilësisë, në anën tjetër”, tha sekretari Halimi.

    Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se kjo komponentë është esenciale në rritjen e biznesit bujqësorë dhe me lansimin e sistemit të sigurimeve në bujqësi është krijuar fillimisht një mjedis i përshtatshëm ligjor. “Sigurimi i produkteve dhe mjeteve bujqësore janë një segment shumë i rëndësishëm për ta zhvilluar dhe avancuar,  si sektorin e bujqësisë edhe më tej dhe për ta bërë atë më konkurrues, si dhe për ta forcuar mjedisin e përshtatshëm e për t’i rritur aftësitë teknike në mënyrë që të ndihmohet sa më tepër që është e mundur në zbutjen e rreziqeve që kërcënojnë këtë sektor, ka thënë Mazreku.

    Ndryshe, në fillim të këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.