Aktivistja Sibel Halimi është deklaruar pas aderimit të saj në LDK.
Në një postim të publikuar në profilin e saj në Facebook, Halimi ka shkruar se do të punoj shumë për çështjet e rëndësishme që ndikojnë në shoqërinë tonë.
Në veçanti në avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave.
Postimi i saj i plotë:
Përpjekjet të cilat i kam ndërmarrë përgjatë viteve nga dje morën një rrugëtim të ri.
Nga fusha e dijeve humane në politikë aktive.
Falënderuese që m’u besua përgjegjësia e angazhimit në Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ftesë të kryetarit Lumir Abdixhiku. Do të punoj shumë për çështjet e rëndësishme që ndikojnë në shoqërinë tonë, duke e vazhduar kontributin në emancipimin e politikave publike, veçanërisht për avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave.
Faleminderit të gjithëve për urimet përkrahëse!