×
  • Sport
  • Sport

    Si u shpenzua buxheti i FFK-së? Rreth 1 milion € për akomodime e udhëtime, pak investime në infrastrukturë

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Si në çdo vit tjetër, edhe në vitin 2020, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar pasqyrat financiare, të cilat janë audituar nga kompania “ACA”.

    Kjo kompani ka audituar pasqyrat financiare shoqëruese të Federatës së Futbollit e Kosovës, që përfshinë pasqyrën e pozicionit financiar më 31 dhjetor 2020, pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse, pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet dhe pasqyrën e rrjedhës së parasë për vitin që ka përfunduar, raporton FrontOnline.

    FFK-ja është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe vullnetare sportive, e cila organizon, drejton dhe rregullon garat e futbollit në territorin e Reublikës së Kosovës.

    Sipas kompanisë që ka audituar pasqyrat financiare, FFK-ja ka paraqitur drejt të gjitha çështjet materiale, pozicionin financiar më 31 dhjetor 2020 dhe përformancën e saj financiare si dhe rrjedhën e parasë për vitin që kemi lënë pas.

    FrontOnline ka analizuar këto pasqyra, derisa ju sjell shpenzimet, rrjedhën e parasë dhe detyrimet e Federatës së Futbollit e Kosovës për vitin 2020 dhe në krahasim me vitin 2019.

    Mbi 1 milion euro shpenzime më shumë në vitin 2020

    Në vitin 2020, Federata e Futbollit e Kosovës pati shpenzime 12,013,369 euro apo 1,250,409 euro më shumë se në vitin 2019 kur shpenzoi vetëm 10,769,960 euro.

    Në këto shpenzime përfshihen ato të zhvlerësimit, pagave, programeve, të UEFA-së, investimet dhe mirëmbajtjet dhe ato administrative.

    Për paga, FFK-ja shpenzoi 3,154,459 euro, derisa në vitin 2019 kishte pak më shumë shpenzime apo thënë më ndryshe 3,525,964 euro.

    Për ndihmat kundrejt klubeve u shpenzuan 1,131,357 euro, derisa në vitin 2019 kishte shumë pak – 209,204 euro.

    Për akomodim janë dhënë 367,946 euro, për udhëtim 346,922 euro, kurse për shpedicion vetëm 140,893 euro.

    Investimet në infrastrukturë

    Padyshim, klubet kosovare kërkesat më të mëdha kundrejt Federatës së Futbollit të Kosovës i kanë për përmirësimin e infrastrukturës.

    Për investimin në mirëmbajtjen e fushave artificiale, në vitin 2020, FFK-ja nuk e ndau asnjë qindarkë, në krahasim me vitin 2019 kur kishte shpenzuar 1,311,294 euro.

    Gjithashtu, edhe për rinovimin e stadiumeve për klubet kosovare nuk u dha asnjë cent, derisa në vitin 2019 u ndanë vetëm 120 mijë euro.

    Mirëmbajtja e stadiumit “Fadil Vokrri”, FFK-së i kushtoi vetëm 35,337 euro në vitin që lamë pas, kurse në atë “Adem Jashari” u shpenzuan vetëm 18,503 euro.

    Investime u bën edhe në stadiumin në Hajvali, ku u shpenzuan 909,811 euro, teksa investime pati edhe në ndërtesën e FFK-së me rreth 151,536 euro.

    Sa i përket investimeve, në vitin 2020 pati më pak shpenzime se në vitin 2019.

    Gjegjësisht, në vitin 2020, u shpenzuan 1,115,186 euro, kurse në vitin 2019 1,547,163 euro.

     Shpenzimet administrative

    Në shpenzimet administrative bëjnë pjesë ato të rrymës, zyrës, qirasë, telefonit, internetit e të tjerat.

    Vetëm për rrymë, FFK-ja përgjatë vitit 2020 shpenzoi 59,184 euro, derisa në vitin 2019 kishte shpenzuar 65,333 euro.

    Për telefoni mobile dhe telefon u shpenzuan 17,278 euro, respektivisht 17,042 euro në vitin 2020, derisa në vitin 2019 kishte më pak – 11,025 euro, respektivisht 9,124 euro.

    Në total, shpenzimet administrative për vitin 2020 ishin 160,124 euro, kurse 163,018 euro për vitin 2019.

    Rritja e të hyrave

    Përgjatë vitit 2020, Federata e Futbollit e Kosovës pati të hyra prej 11,958,589 eurosh, kurse në vitin 2019 vetëm 10,762,960 euro, që i bie se në vitin që lamë pas në krahasim me vitin 2019 kishte rritje të të hyrave prej 1,195,629.

    Në këtë aspekt bëjnë pjesë të hyrat nga UEFA, të drejtat autoriale, FIFA, subvencionet, aktivitetet e zakonshme, marketingu, sponozorimi, organizimi i ndeshjeve, participimi dhe të hyrat e shtyra, raporton FrontOnline.

    Të hyrat më të mëdha ishin ato nga UEFA me 4,740,247 euro, derisa në vitin 2019 kishte më shumë – saktësisht 7,511,960 euro.

    Nga të drejtat autoriale u arkëtuan 2,374,945 euro, derisa nga FIFA vetëm 993,900 euro.

    Sa i përket tepricave, në të dyja vitet (2020 dhe 2019), shumat thuajse ishin të njejta.

    Në vitin 2020, shuma totale e tepricave kap vlerën e 3,335,034 euro, kurse në vitin 2019 kjo kap vlerën e 3,389,813 eurove.

     Borxhet e FFK-së

    Sa i përket borxheve apo detyrimeve, në vitin 2020, shtëpia më e madhe e futbollit kosovar kishte gjithsej detyrimet afatshkurtëra 129,552 euro, më shumë se në vitin 2019 kur kishte vetëm 79,051 euro.

    Ndërkaq, sa i përket detyrimeve afatgjata që përfshijnë detyrimet nga të hyrat e shtyra, në vitin 2020 kishte 1,091,804 euro, derisa në vitin 2019 kishte më shumë – 3,879,432 euro.

    Në total, detyrimet afatshkurtëra dhe afatgjata për vitin 2020 ishin 1,221,356 euro, kurse për vitin 2019 ishin 3,958,483 euro. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së ka publikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.