Pas muajve më të nxehtë të vitit, me temperatura shumë të larta e disponim të mirë, vjeshta jo për të gjithë është e mirë se ardhur.
Bashkë me vjeshtën, vijnë shiu, temperaturat e ulëta, i ftohti e era. Dhe të gjitha këto pashmangshëm se kanë një ndikim të madh dhe të drejtpërdrejt në disponimin e njerëzve. Kjo ndodh sidomos me ata që e duan diellin, verën e temperaturat e larta.
I gjithë ky ndryshim humori bënë që shumë kush të mendoj se po përjeton depresionin.
Mirëpo, psikologu Visar Sadiku sqaron se kjo ndodh për shkak të hormonit të njohur si “melatoni”, i cili fillon të shfaqet me zgjatjen e errësirës.