×
  • Kronika
  • Kronika

    Si tentuan kosovarët t’i bartnin 130 kilogramë drogë me anë të dyerve të drurit deri në Zvicër?

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Tre persona po akuzohen se kanë organizuar transportimin e 130 kg drogë nga Kosova për në Zvicër

    Dyert e reja po shkatërrohen.

    Por këtë nuk po e bën një zdrukthëtar, por një hetues i policisë.

    Kjo pasi që kanë informacione të sakta që brenda tyre, ka diçka të paligjshme.

    Dyshimi i tyre edhe u vërtetua, në brendësi të kësaj dere janë fshehur tre kilogram drogë të llojit Marihuanë.

    Por kjo nuk ishte dera e vetme ku ishte fshehur droga.

    Edhe 21 dyer të tjera ishin mbushur me gati 130 kilogram Marihuanë teksa destinacion ishte Ferizaji e më pas Zvicra.

    Gjithë ky veprim ishte bërë  në vitin 2017 në Prizren e Gjakovë.

    Në atë kohë polica kishte zbuluar një rrjet trafikantësh të drogës, ndërsa Prokuroria e Prizrenit tani ka ngritur aktakuzë për tre persona  duke ua vënë në barrë veprën penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve.

    T7 ka siguruar aktakuzën në fjalë në cilën jepen detaje se ishte organizuar bartja e drogës.

    Ndërkohë gjatë zhvillimit të hetimeve ishin aplikuar masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit nga Policia.

    Sipas aktakuzës të pandehurit kishin kontaktuar disa taksistë për t’i bartur dyert për në Ferizaj e Prizren.

    Këta po i shqetësonin kërkesat e kompanive që po i kërkon kompanitë transportuese për ti bartur dyert.

     “Nuk kërkojnë kurgjo në botë, vetëm thuaj jam taksi e senet mi ka jap një i Klinës” dhe “thuaj në pazar ka ardhur e me ka marrur se s’kishin pas kohë ata”

    Më pas njëri nga të dyshuarit U.S ishte interesuar për gjetur një taksitë tjetër dhe i kishte shkruar dëshmitarit D.N.

    Por dëshmitari nuk kishte fol fjalë të mira për taksistin.

    “Është hajn i pa shpirt, dhe nëse ki ndonjë gjë nuk ka ku me na ik se e kam kojshi”

    I dyshuari U.K po ashtu u përgjua teksa bisedonte me dikë të telefon duke i thënë se po fitojnë shumë para

    “Po me duket 100 mijëshen e kapem”

    E dy të akuzuarit N.O dhe U.S pas gjashtë muajve arratisje në vitin 2018 ishin dorëzuar në polici.

    Prokuroria ka kërkuar dënimin e të pandehurve. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika12 Prill 2025
    Të premten një person ka raportuar se dikush ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij. “Ankuesi mashkull kosovar ka...
    Kronika12 Prill 2025
    Tri femra janë sulmuar fizikisht në një diskotekë nga dy femra të tjera. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet...
    Kronika12 Prill 2025
    Është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi të njëjtit në veturën e tij i është gjetur një granatë dore. Policia në...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.