×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të përdorni lëngun e borzilokut kundër gurëve në veshka

    FrontOnline
    17 Korrik 2024

    Gurët në veshka janë depozitime mineralesh që formohen në këtë organ të rëndësishëm për jetën. Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribues në formimin e gurëve në veshka.

    Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet kalojnë nëpër veshka në mënyrë të ngadaltë. Kësisoj ato rrisin gjasat e akumulimit të përbërësve të mineraleve dhe kripërave në veshka.

    Gurët e vegjël dalin më me lehtësi nga organizmi, ndërsa gurët e mëdhenj shkaktojnë shumë dhimbje dhe kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për lëngun e borzilokut si një kurë natyrale që mund të përdoret kundër gurëve në veshka.

    Përse funksionon borziloku kundër gurëve në veshka

    Borziloku përmban acid acetik. Ky i fundit ndihmon në shpërbërjen e gurëve në veshka dhe zbut dhimbjet. Për më tepër, borziloku është shumë i pasur me ushqyes, vitamina e minerale, të cilat plotësojnë shumë prej nevojave të organizmit.

    Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka të konsumojnë një lugë çaji me lëng të freskët borziloku në ditë.

    Si ta përgatisni lëngun e freskët të borzilokut

    Në një mikser hidhni 10-15 gjethe të freskëta borziloku. Shtoni lëngun e një gjysme limoni të freskët dhe më pas ujë. Përpunojini mirë derisa lëngu të jetë i njëtrajtshëm dhe pijeni menjëherë.

    Përfitimet e lëngut të borzilokut

    Ky lëng i freskët është shumë i pasur në vlera. Ai rekomandohet të pihet në mëngjes nga njerëzit që kanë ngrënë një darkë të rëndë. Ai mund të përdoret edhe pas të vjellave dhe gjatë të përzierave. Ky lëng ju mban të ngopur për 2 orë.

    Ai lufton inflamacionin, ndërkohë që antioksidantët luftojnë bakteret në trup, duke e bërë kështu imunitetin shumë më të fortë.

    Përveç gurëve në veshka, lëngu i borzilokut rekomandohet për mirëmbajtjen e tensionit të gjakut dhe për rikthimin e ekuilibrit të duhur të pehashit.

    E fundit, por jo nga rëndësia, lëngu i borzilokut duhet konsumuar rregullisht edhe nga ata që kujdesen për paraqitjen e jashtme dhe shëndetin e lëkurës./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Arioni dhe Xheneta kanë debatuar me tone të larta. Teksa edhe zëri u ngritke, Xheneta...
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi e ka pyetur Drilonin se a po i pëlqen atij Sara. Mirëpo përgjigja...
    Sport24 Nëntor 2024
    U ndëshkua me karton të kuq. Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline  se individët dhe zyrtarët që janë nën  hetime për korrupsion, në aspektin politik e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë takoi diasporën shqiptare në Zvicër, ai me ta ndau shqetësimet për mohimin e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Një ish-lider i ushtrisë së Ukrainës dhe tani përfaqësues i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Valery Zaluzhny, ka paralajmëruar se Lufta e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.