×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit? Mënyra dhe temperatura e duhur

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Gjeli i detit është një nga sfidat më të mëdha të një amviseje për menunë e vitit të ri.

    Me të, një amvisë mund të shkrijë talentin por mund të përjetojë një ankth të mirëfilltë.

    Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org një listë këshillash dhe rekomandimesh që gjeli i detit të gatuhet dhe serviret me mjeshtëri.

    Si Të Gatuani Me Mjeshtëri Gjelin E Detit

    Së pari, sigurohuni që gjeli i detit është i madh mjaftueshëm sa për t’u futur në furrë.

    Në këtë të fundit, gjeli duhet të ketë hapësirën e nevojshme për të përthithur nxehtësinë e përvetësuar lëngjet e yndyrnat shtesë.

    Nëse një amvisë e di peshën e saktë të gjelit, ajo do të përllogarisë kohën e nevojshme në gatim dhe të shmangë gjasat e tharjes së tij.

    Pas daljes nga furra, gjeli i detit ka nevojë për kohë që të rrijë në temperaturë ambienti.

    Për shembull nëse gjeli peshon diku nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë.

    Nëse gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë.

    Temperatura E Furrës Dhe Koha E Pjekjes Së Gjelit

    Gjeli gatuhet mirë në furrën e ngrohur në 180 gradë.

    Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysëm që të piqet siç duhet.

    Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysëm deri në 3 orë për tu pjekur.

    Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë.

    Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë.

    Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje.

    Një gjel që peshon nga 9 deri në 10 kilogramë duhet të piqet nga 4 orë e çerek deri në 4 orë e gjysmë.

    AgroWeb.org ju këshillon të nxirrni gjelin e detit nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit.

    Furra duhet ndezur të paktën 20 minuta përpara gatimit.

    Fundin e tepsisë duhet ta shtroni me perime sipas dëshirës dhe qepë të cilat do të zbuten me lëngun e gjelit.

    Gjeli duhet mbështjellë me letër pjekjeje kur të futet në furrë.

    Letra e pjekjes duhet hequr një orë përpara nxjerrjes së gjelit nga furra.

    Kështu, lëkura e tij do të marrë një ngjyrë të kafenjtë.

    Pas pjekjes, ju mund ta mbështillni gjelin lirshëm me letër alumini dhe ta mbani të mbuluar për të paktën një orë.

    Gjatë kësaj kohe ju mund të piqni patatet në furrë ose bëni garniturat e nevojshme./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Lifestyle16 Maj 2025
    DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci po vazhdon të intervistohet, në cilësinë e të pandehurit....
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Një aksion i koordinuar ndërmjet Europolit, autoriteteve holandeze dhe atyre gjermane ka rezultuar me arrestimin e 18 personave, të cilët dyshohet se si...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, i cili është djali i Jakup Krasniqit, ka thënë se ai nuk do ta votojë...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arjeta Abazi, për FrontOnline ka folur pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke fajësuar...
    Lajme27 Maj 2025
    Familja e Ajup Ejupit, një qytetar nga fshati Zym i Dragashit, ka bërë një thirrje publike i cili ndodhet në gjendje të...
    Lajme27 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka realizuar një aksion treditor në kuadër të planit ROADPOL, me fokus kontrollin e mjeteve me dy rrota. Gjatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.